Në fokus

July 4, 2017 | 9:58

7 sjellje që ndikojnë negativisht në zhvillimin emocional të fëmijëve

Fëmijët mësojnë nga ato që ne bëjmë dhe jo nga ato që ne themi. Ata mësojnë nga shembujt tanë si “sfungjerë” të vërtetë. Shumica e prindërve përpiqen për të dhënë më të mirën në edukimin e fëmijëve të tyre. Për fat të keq, qëllimet e mira shpesh nuk janë të mjaftueshme. Në disa raste, problemi është se prindërit përsërisin modelet arsimore të prindërve të tyre, në raste të tjera, problemi është se ata praktikojnë pikërisht modelin e kundërt.

1

Cilat janë modelet prindërore që dëmtojnë fëmijët?

  1. Kritikat e vazhdueshme

Kritika konstruktive është gjithmonë e mirëpritur, sepse ndihmon fëmijën të rritet. Një kritikë pozitive nënvizon gabimet dhe ofron mundësi për ndryshim. Megjithatë, kritikat e vazhdueshme dhe të tepërta mund të jenë shkatërruese, duke i shkaktuar fëmijës ndjenjën e dështimit.

  1. U shkaktojnë emocione negative

Frika mund të shpëtojë jetën në rrethana të caktuara dhe mund të bëhet një pengesë për të tjerët. Megjithatë, shumë prindër u shkaktojnë fëmijëve të tyre emocione negative të tilla si: frikë, zemërim, trishtim apo frustrim. Ju nuk duhet të shtypni emocionet te fëmijët, por u mësoni atyre se si t’i menaxhojnë ato.

  1. Nuk i lënë të marrin vendime

Shumë të rritur mendojnë se fëmijët nuk kanë një rol, ata nuk e dinë dhe nuk duhet të vendosin. Por fakti është se fëmijët janë të lindur me një lloj busulle. Ndoshta ata nuk kanë përvojë, por ata e dinë se çfarë i bën të lumtur dhe çfarë i bën të trishtuar. Prindërit, të cilët vazhdimisht u kërkojnë llogari fëmijëve dhe u imponojnë idetë e tyre, përfundojnë duke krijuar një djalë apo vajzë rebele apo të pasigurtë, si dhe emocionalisht të varur, i/e cila nuk është në gjendje të marrë vendime vetë.

  1. Frika

Fëmijët nuk e kanë ndjenjën e rrezikut, por kjo nuk është një arsye e vlefshme për t’ju futur frikën e jetës. Fëmijët duhen lejuar të bëjnë gabime dhe të mësojnë nga përvoja. Në këtë mënyrë ata bëhen më të fortë dhe mësojnë të përballen me jetën me besim, duke u mbështetur pikërisht në aftësitë e tyre.

  1. Fajësojnë fëmijët

Në fakt ka prindër që fajësojnë fëmijët e tyre, pse ata nuk ishin në gjendje të përfundonin studimet, për ndarjen apo edhe sëmundje e tyre. Në praktikë, kjo kthehet në pakënaqësi për fëmijën. Duke u rritur me barrën e rëndë të fajit, ai nuk do të jetë në gjendje të marrë vendime. Prandaj është e rëndësishme që t’ju kushtoni vëmendje fjalëve që përdorni me fëmijët, për të shmangur armiqësitë.

  1. Kushtëzojnë dashurinë

Prindërit duhet të përmbushin jo vetëm nevojat fiziologjike të fëmijës, por edhe ato emocionale. Në këtë mënyrë fëmija do të kuptojë se po rritet në një mjedis të sigurtë.  Për këtë arsye do të ishte mirë të shmangni fraza të tilla si: “Jeni sjellë keq, nuk ju dua më” ose “Morët nota të ulëta, nuk meriton gjithçka që të jap”. Në vend të kësaj, ju duhet t’ju bëni të qartë se i doni pa kushte,  përtej gabimeve të tyre.

  1. Nuk vendosin kufij

Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë prindërit modernë është mosvendosja e kufijve. Disa prindër ngatërrojnë lirinë me shthurjen. Por, fëmijët që rriten pa kufij ose rregulla, kanë tendencë për të zhvilluar sjellje sfiduese, thjesht nuk janë të lumtur. Duhet të ketë disa kufizime dhe rregulla për të siguruar jetën e familjes dhe zhvillimin e duhur psikologjik të fëmijëve.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top