Thuhet se janë karta jonë e thirrjes. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që ato të duken të rregullt. Por nëse më parë kufizoheshim në një manikyr bazë, tani nuk mjafton. Sepse thonjtë janë kthyer në një aksesor të vërtetë mode, për t’u ekspozuar si çanta e fundit e stilistit. Të gjatë, të lakuar, të zbukuruar me ngjitëse dhe kristale: imagjinata nuk ka kufi.
Ekspertët e artit të thonjve janë shumë të njohur në rrjetet sociale, si stilistët e flokëve dhe artistët e grimit, dhe shumë të famshëm, nga Harry Styles te Machine Gun Kelly, kanë vendosur të lançojnë linjën e tyre të manikyrëve. Me pak fjalë, në ajër ka një dëshirë për të eksperimentuar me një manikyr të ndryshëm. Çka nuk do të thotë domosdoshmërisht të fokusohesh tek stili eksentrik à la Cardi B, por, më thjesht, të provosh ngjyra dhe detaje të reja dhe të pazakonta.
Mbetet vetëm të zbuloni 7 tendencat më interesante të thonjve për t’i provuar këtë pranverë, perfekte për t’u rikrijuar në shtëpi ose në sallon.
- Thonjtë ylber
- Manikyr francez
- Arti i zbukuruar i thonjve
- Thonjtë me efekt pelte
- Manikyr njëngjyrësh
- Grafika me efekt
- Smaltet magnetike
Burimi / https://www.vogue.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.