Nëse po kërkoni ushqime për t’ju ndihmuar të flini, duhet të siguroheni që po zgjidhni ushqimet e duhura. Sigurohuni që të shijoni këto 7 ushqime të cilat janë vërtetuar se luftojnë pagjumësinë dhe ju ofrojnë një gjumë më të qetë.
Ushqimet që konsumoni gjatë ditës dhe ato që hani përpara se të shkoni në shtrat mund të kenë një efekt të drejtpërdrejtë në gjumin tuaj. Zgjedhja e ushqimeve që sigurojnë lëndë ushqyese që nxisin ose përmirësojnë gjumin, mund t’ju ndihmojnë të flini më lehtë, të zgjoheni të shplodhur dhe të ndiheni më energjik gjatë ditës. Nëse jeni duke luftuar me pagjumësinë, hani këto ushqime 1 deri në 4 orë përpara gjumit.
- Spinaq
Kjo perime jeshile është e pasur me magnez, i cili në mënyrë natyrale relakson nervat dhe muskujt, për të qetësuar trupin dhe për të nxitur gjumin. Magnezi mund të ndihmojë gjithashtu në parandalimin e ngërçeve të këmbëve, një shkak i zakonshëm i zgjimit të natës. Përveç kësaj, spinaqi është një burim i mirë i kalciumit, i cili ndihmon trurin të përdorë triptofanin për të prodhuar melatonin, një hormon që nxit gjumin.
- Maja
A keni provuar të përfshini maja në dietën tuaj? Majaja është e pasur me vitaminat B si: B6 dhe B12. Vitamina B12 është thelbësore për sistemin nervor dhe studimet tregojnë se marrja e kësaj vitamine lidhet ndjeshëm me kohëzgjatjen e gjumit. Vitamina B6 është e nevojshme për prodhimin e serotoninës dhe hulumtimet sugjerojnë se mangësitë mund të nxisin shqetësime psikologjike dhe çrregullime të gjumit.
- Humus
Qiqrat janë të pasura me triptofan, një aminoacid i cili luan një rol vendimtar në gjumin tuaj. Burimet ushqimore të triptofanit mund të jenë edhe më efektive se suplementet. Në një studim, triptofani redukton ndjeshëm pagjumësinë, veçanërisht kur kombinohet me karbohidrate komplekse. Për shkak se qiqrat përmbajnë triptofan dhe karbohidrate, ato janë një ushqim i shkëlqyer për të nxitur gjumin.
4. Gjalpë bajamesh
Bajamet dhe arrat janë të pasura me magnez dhe me aminoacidin e triptofanit i cili ju ndihmon të bëni një gjumë të qetë. Këto fruta të thata janë gjithashtu të pasura me kalium dhe vitamina B, të cilat rrisin ndjeshëm efikasitetin e gjumit.
5.Qershitë
Qershitë janë një ushqim fantastik që ju ndihmon të flini më mirë. Ato përmbajnë antioksidantin melatonin, i cili qetëson sistemin nervor dhe kështu ndihmon kundër pagjumësisë dhe dhimbjes së kokës. Gjithashtu, shkencëtarët nga Universiteti i Luizianës kanë zbuluar se lëngu natyral i qershive ju ndihmon të flini më gjatë. Hulumtimi i tyre ka treguar se të anketuarit kanë fjetur mesatarisht 85 minuta më gjatë pasi pinë çdo ditë, për dy javë, 2 gota lëng qershie.
- Kivi
Kivi është i pasur me fitokemikale, i cili është një antioksidant i fuqishëm që nxit gjumin. Kivi është i pasur me serotonin ashtu si: ananasi, banania, kumbullat, arrat dhe domatet, por për shkak se serotonina nuk mund të kapërcejë barrierën gjak-tru, përmbajtja e lartë e antioksidantëve të frutave është përgjegjëse për një gjumë më të mirë. Studimet tregojnë se një gjumë i parehatshëm është i lidhur me nivele më të ulëta të antioksidantëve.
- Salmoni
Nëse vuani nga pagjumësia, do të ishte mirë të konsumoni salmonin. Ekspertët kanë konstatuar se personat që e konsumojnë këtë lloj peshku, bëjnë një gjumë më të mirë dhe zgjohen më rrallë gjatë natës. Gjithashtu, salmoni ka përmbajtje të lartë të Omega-3 dhe vitaminës D, të cilat ndikojnë në përmirësimin e gjumit.
Burimi/TopAlbaniaRadio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.