Pse të rinjtë shqiptar po lënë punët e tyre standarde për një karrierë të re si Freelancer?
Si mund të punoni nga shtëpia me vetëm një laptop dhe të keni të ardhura të kënaqshme?
Mësoni gjithçka që duhet të dini duke u bërë pjesë e Elektra Network, aty ku shpjegimi teorik ilustrohet me shembuj dhe praktika reale!
Çfarë është Elektra?
Elektra është një agjenci marketingu e cila ofron shërbime online në fushën e Digital Marketing, për klientë të huaj. Tashmë u bën 7 vite që prej Majit 2017 që ne punojmë me klientë nga shumë vende të botës, kryesisht Shtetet e Bashkuara, Kanada, Angli dhe Australi. Shërbimet tona përfshijnë pothuajse gjithçka që ofron Digital Marketing, si menaxhim i rrjeteve sociale, e-mail marketing, influencer marketing, advertising website development e shumë të tjera. Kryesisht përdorim platforma si Upwork, PeoplePerHour, LinkedIn por edhe kontaktet e drejtpërdrejta me bizneset.
Çfarë është Freelancing?
Puna që ne bëjmë quhet Freelancing, që përkufizohet ndryshe si: ofrim i shërbimeve në mënyrë të pavarur për klientë të ndryshëm, në bazë të kontratave fleksibile. Kjo mënyrë pune është shumë e përhapur kudo në botë, madje sipas një raporti të Upwork për vitin 2023 rreth 55 milion amerikanë kishin punuar të paktën një herë gjatë vitit si freelancer. Po ashtu edhe në vendet evropiane ka një rritje të këtij numri. Edhe Shqipëria nuk mbetet pas në këtë drejtim. Në vendin tonë ka me qindra apo mijëra të rinj dhe të reja që ofrojnë shërbime të ndryshme, jo vetëm marketing por edhe software development, graphic design, data entry etj, për klientë nga çdo vend i botës.
Si ishte fillimi juaj?
Kemi hedhur hapat tanë të parë para 7 vitesh dhe me ndihmën e Zotit, ajo që erdhi më pas ishte një histori suksesi të cilën nuk e prisnim. Ashtu si shumë sipërmarrje të tjera, hapat e parë kanë qenë të vogla, por të shoqëruara me një vendosmëri të madhe nga ana jonë. Kishim besim të plotë se kjo punë mund të bëhej, se kjo metodë e punës nga shtëpia mund të funksiononte dhe ne mund të formonim klientelën tonë ndërkombëtare. Pavarësisht vështirësive, punëve të para me pak lekë, ne ishim të bindur se agjencia jonë një ditë do të bëhej një biznes i vërtetë që do të ofronte shërbime cilësore. Duke qenë një mënyrë e re pune, pra ti qëndron në shtëpi apo punon nga kompjuteri kur je në udhëtim, nuk ke një përgjegjës mbi kokë që të kërkon llogari apo raporte por je i vetëm dhe duhet të bësh gjithçka, sigurisht ka shumë diferenca nga puna standarde. Në këto kushte edhe njerëzit tanë të afërt shqetësoheshin se mos koha po kalonte dhe nuk do arrinim atje ku dëshironim, por kjo gjendje zgjati derisa edhe ata panë rezultatet e prekshme.
Cilat janë përfitimet e kësaj pune?
Përfitimet janë të shumta, por ndër to do të veçonim:
– Pavarësia në punë – je vet përgjegjës për gjithçka dhe punon për veten tënde;
– Fleksibiliteti në orare – nuk ke një orar standard 8-5 ku duhet të paraqitesh, por rëndësi ka të ofrosh shërbimin brenda afatit dhe orarin e punës e zgjedh kur të mundesh;
– Të ardhura të kënaqshme – sigurisht që kjo është pjesa kryesore dhe më motivuese, pasi kontratat janë të kënaqshme dhe mund të menaxhosh disa klientë njëkohësisht;
– Klientë të huaj – të punosh me klientë të huaj sigurisht që është diçka e bukur pasi njihesh me kultura të reja, dhe përgjithësisht klientët janë shumë korrektë në zbatimin e kontratave;
– Mundësi për zhvillim personal – fusha ku ne operojmë të jep mundësinë të mësosh vazhdimisht dhe shtosh portofolin e shërbimeve duke mos u mjaftuar me diçka monotone.
Elektra Network?
Përveç punës tonë si agjenci, ne ofrojmë tashmë prej 4 vitesh trajnime për të rinj dhe të reja që dëshirojnë të punojnë si ne, të ndërtojnë një karrierë si Freelancer. Ne jemi shumë të lumtur që shumë prej anëtarëve tanë tashmë kanë klientelën e tyre të rregullt dhe paguhen njësoj si të ishin diku jashtë vendit si Gjermani, SHBA apo Kanada. Në trajnimet tona në ndajmë me anëtarët gjithçka që kemi praktikuar vet, përveç pjesës teorike mundohemi të tregojmë edhe shembuj nga puna reale, si për shembull kontrata, raporte mujore, projekte të realizuara etj. Trajnimet tona zhvillohen online prandaj kemi pasur një numër të madh anëtarësh edhe jashtë Shqipërisë si Amerikë, Evropë dhe Azi.
Çfarë planifikoni për të ardhmen?
Për vet natyrën që ka kjo punë, asnjëherë nuk mund të mjaftohesh me sa di dhe sa ofron. Prandaj këtë vit ne kemi hapur një program të quajtur Elektra Research and Development, me anë të të cilit synojmë të shkojmë përtej rrugëve dhe metodave klasike të bërjes së gjithçkaje, kërkojmë të zbulojmë më shumë mundësi për të gjetur klientë, për të aplikuar për punë dhe për të lidhur kontrata të reja si dhe sigurisht të përmirësojmë cilësinë e shërbimeve që ne ofrojmë. Deri më tani kemi disa publikime që i vlerësojmë si shumë të rëndësishme për progresin e dikujt që dëshiron të përparojë në këtë fushë, dhe kemi planifikuar publikime të tjera po ashtu të vlefshme.
Për më shumë informacion rreth Elektra viziotoni website www.elektramanager.com ose na ndiqni në profilin tonë në instagram @elektra.manager.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.