Në fokus

February 12, 2016 | 14:17

70 vjet më parë gjashtë femra u bënë programueset e para në botë të kompjuterëve dixhitalë.

ENIAC u cilësua kompjuteri i parë botëror dixhital i cili u zbulua 70 vjet më parë në Universitetin e Pensilvanisë. Ai kishte gjashtë programuese kryesore femra: Kay McNulty, Betty Jennings, Betty Snyder, Marlyn Wescoff, Fran Bilas dhe Ruth Lichterman. Në fillime ato i quajtën këto kompjutera “operatorë”. Pa ndonjë trajnim të vërtetë, këto programuese mësuan se çfarë u duhej për të ndërtuar kompjuterin ENIAC, duke i dhënë njëherësh një sukses të jashtëzakonshëm. Kontributi i tyre u lartësua për dekada të tëra. “Ato bënë një punë që më parë nuk e njihnin, dhe askush nuk e kuptoi. Kështu që ato kishin shpikur, zbuluar dhe mësuar se si punonin këto makina pa ndonjë trajnim specifik. Në këtë kuptim, ato ishin pionieret e vërteta”, thotë Bill Mauchly nga Berëyn, djali i njërës prej gjashtë programueseve.
… Por në 1940, para shpërthimit të Revolucionit Dixhital, vetëm një pjesë e vogël e kompjuterëve ekzistonin në të gjithë botën. Këto u ndërtuan dhe u vunë në pronësi të institucioneve të mëdha kërkimore, si në Universitetin e Harvardit dhe Laboratorët Bell, dhe ecën miliarda herë më ngadalë se kompjuterët e sotëm. Edhe vetë fjala “kompjuter” në atë kohë i referohej makinerisë për të bërë llogaritje balistike gjatë kohës së luftës. Disa prej tyre mund të zgjasnin deri 12 orë në kohë ndërsa ENIAC i bënte llogaritë për 30 sekonda.

Burimi: http://www.phillyvoice.com/70-years-ago-six-philly-women-eniac-digital-computer-programmers/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top