Ndërtimi i një themeli të fortë për martesë ose një marrëdhënie tjetër afatgjatë nuk ndodhë në një çast. Ka përvoja të caktuara që çiftet kalojnë me kalimin e kohës dhe që i ndihmojnë ata të kuptojnë njëri-tjetrin në një nivel më të thellë.
“Ne takohemi dhe kalojmë kohë së bashku për të kuptuar nëse një person është i duhuri për ne, por koha e kaluar së bashku është e rëndësishme, për shkak se përvojat që ne kemi së bashku krijojnë një lidhje, hap pas hapi“, tha për HuffPost, terapisti i martesës dhe familjes Becky Whetstone. “Lidhjet janë ato që i ndihmojnë marrëdhëniet të përballojnë kohë të mira dhe të këqija“.
Pra, në mënyrë ideale, cilat gjëra duhet të kalojnë një çift së bashku para se të martohen?
Ja se çfarë sugjerojnë ekspertët e martesës:
- Të shkoni së bashku në një udhëtim të madh.
- Të merrni vendime duke patur një argument.
- Të keni njohuri të thella rreth fëmijërisë tuaj dhe historisë familjare.
- Bëni një buxhet të përbashkët dhe praktikoheni.
- Përballja me një situatë jo të mirë si humbja e punës, shqetësimet shëndetësore apo situata të ngjashme stresuese dhe mbështeteni te njëri-tjetri.
- Shkoni në terapinë e çifteve.
- Jetoni së bashku.
- Shkoni në një situatë të marrëdhënieve seksuale dhe atëherë do të mund të flisni për të.
Vini re këto janë vetëm disa sugjerime. Çdo marrëdhënie është e ndryshme, kështu që kjo nuk është aspak një listë e plotë!
Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / https://www.msn.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.