Këshilla & Arsye

November 7, 2017 | 10:15

8 gabime që na bëjnë gjithnjë e më të pasigurtë

Pasiguria i vendos rrënjët e saj në vetëvlerësim të ulët, një forcë vampire që na bën të ndihemi të prekshëm ndaj çdo gjëje. Ndjenjat tona na bllokojnë dhe përqendrohemi vetëm në gjëra negative. Si rezultat, ne shtrembërojmë fjalët dhe qëllimet e të tjerëve dhe reagojmë në mënyrë agresive dhe të ekzagjeruar, duke besuar se ne duhet të mbrojmë veten nga një rrezik që ekziston vetëm në mendjet tona.

8 gabime që na bëjnë gjithnjë e më të pasigurtë:

1) Ne i kushtojmë rëndësi gjykimit të të tjerëve

Gjykimi i të tjerëve ndryshon shpejt, nuk mbajnë mend gjërat e mira që mund të kemi bërë.

2) Ne matemi sipas rezultateve tona

Gabimi i dytë i rëndë: ta bazoni vlerën tuaj në rezultatet tuaja: ” Nëse fitoj do të thotë se jam e vlefshme, nëse humb nuk vlej për asgjë.”

3) Krahasohemi

Gabimi qëndron në faktin se në vend që të vlerësojmë se çfarë gëzojmë, vlerësojmë nëse jemi bërë më mirë se të tjerët.

4) Ne fokusohemi në problemet dhe mangësitë

Mendojmë kryesisht për atë që na mungon dhe konsiderojmë të dukshme dhe të parëndësishme, gjërat që posedojmë.

5) Jemi të kënaqur dhe mjafton

Në këtë mënyrë, ne nuk shprehim gjithë talentin që kemi, dhe sa më pak ta tregojmë, aq më pak mund ta shohim vetë.

6) Ne gjykojmë sipas gabimeve tona

Në të kaluarën kemi bërë disa gabime, disa sipas mendimit tonë shumë serioze: një divorc… Prandaj, ne kemi një vetëbesim të ulët, apo më keq, ne mendojmë se kemi dështuar në jetë. Natyrisht ka gabime, por gjithnjë është gabim t’i përdorim ato si një masë gjykimi për veten tonë. Gabimi është shpesh mësuesi më i mirë, na mëson se si të përmirësohemi nëse e kuptojmë mirë mësimin.

7) Ne krahasojmë veten me të kaluarën tonë

E kaluara shpesh është vënë në pikëpyetje jo vetëm në lidhje me gabimet. Çfarë kemi bërë deri më tani në jetën tonë? Gabimi është të mendojmë se vlera jonë varet ose rrjedh nga ajo që kemi bërë deri më tani. Pra, është e lehtë të shohësh njerëz që identifikohen plotësisht me historinë e tyre. Por ky është një gabim. Arsyeja është se e kaluara nuk thotë asgjë për të ardhmen. Çfarë mund të bëjmë në dhjetë minuta? Nesër, në një vit?

8) Ne gjykojmë të tjerët

Një gabim i madh është të konsiderosh gjykimin e të tjerëve të rëndësishëm. Por në qoftë se ne me të vërtetë mendonin se nuk është, atëherë ne nuk do të gjykojmë edhe të tjerët.

 

Pasiguria, në format e saj të ndryshme, mund të jetë një pengesë shumë e fshehtë për lumturinë tonë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top