Absurde, siç mund të shihet në shekullin e njëzet e një, ka disa qëndrime dhe zakone që i bëjnë burrat të mendojnë se jeni një grua e lehtë. A ju intereson? Mendimi ynë është: JO. Por varet nga ju se si vendosni.
Hidhuni një sy këtyre 8 gjërave që i bëjnë burrat të mendojnë se jeni një grua e lehtë.
- Marrëdhënie në takimin e parë
Ne jetojmë në një shoqëri maskiliste që beson se marrëdhëniet në takimin e parë ju bëjnë një grua të lehtë. Nga ana tjetër, kur ky qëndrim vjen nga burri, shoqëria gjykon ndryshe.
- Të brendshmet që përdorni
Nuk ka absolutisht asgjë të keqe nëse përdorni të brendshme si fije dentare (tanga). Gratë mund të veshin çdo të brendshme që duan. Megjithatë, nëse vendosni që këtë pjesë intime ta përdorni për të ngacmuar partnerin në një takim, atëherë ju mund të gjykoheni se jeni një grua e lehtë. Nëse ju gjykon për rrobat që vishni, harrojeni atë!
- I jepni atij numrin tuaj të telefonit
Duket sikur jemi në periudhën e shpellës, por ka ende njerëz që mendojnë se nëse u jepni atyre numrin e telefonit, kjo do të thotë që ju jeni një grua e lehtë. Kultura, iniciativa është gjithmonë njerëzore.
- Kërcimi
Disa njerëz shpesh e identifikojnë një grua të lehtë nga mënyra se si ajo vallëzon. Ne kurrë nuk do ta kuptojmë se çfarë kalon nëpër kokat tona (dhe pse ndodh kjo), por disa lëvizje që bëni mund t’i bëjë të tjerët të mendojnë se i ftoni ata të keni marrëdhënie.
- Pini shumë
Ka gra që duan të pijnë sa më shumë dhe kjo nuk duhet të jetë problem. Por, ndërsa burrat krenohen me marrjen e 3 doza tekila në 10 sekonda, ata gjykojnë gratë që e bëjnë këtë. Nëse ju pëlqen të pini shpejt (dhe nëse deheni), burrat mund t’ju shohin si një grua e lehtë.
- Flirtoni shumë
Disa burra mund të shohin se ju flirtoni shumë me djemtë e tjerë dhe mendojnë se jeni një grua e lehtë. Ata gjithashtu mund të mendojnë se nuk do t’iu duhet shumë mund për t’iu bërë për vete. Këta burra harrojnë se flirtojnë me dhjetëra gra në të njëjtën kohë. Nëse një burrë mendon se je një grua e lehtë ngaqë flirton me shumë djem, atëherë ndoshta duhet të shikojë veten në pasqyrë.
- E ekzagjeroni me kontaktin fizik
Kur filloni të ndjeheni më e qetë pranë një burri me të cilin po dilni, mund të keni përshtypjen e rritjes së kontaktit fizik. Kjo thjesht mund të jetë mënyra juaj për të demonstruar vetëbesim dhe nuk dëshiron të thotë diçka tjetër.
Sidoqoftë, disa burra mund të mendojnë se jeni një grua e lehtë, e cila ndoshta do të shkojë në shtrat me të.
- Jeni shumë mikpritëse
Nëse thoni më shumë “po” se “jo”, disa burra mund të mendojnë se mund t’ju manipulojnë me lehtësi. Kështu që ju përfundoni duke u parë nga ata si një grua e lehtë. Mos u shqetësoni për të thënë “po” kur të doni. Zgjedhjet e tua nuk janë për askënd, por për veten tuaj.
Burimi / emozionifeed.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.