FB

September 9, 2024 | 7:43

8 gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë në 10 minutat e para të ditës së tyre të punës

Minutat e para në zyrë mund të jenë të vështira për shkak se ekziston një nivel ankthi rreth asaj që mund të hasni: Duhet një vetëdije më e madhe, një mendim pozitiv dhe vetëstërvitje çdo mëngjes për të kundërshtuar atë që ndjehet si graviteti negativ, ndërsa përballeni me kërkesa të mëdha. Njerëzit e suksesshëm priren të lulëzojnë në rutinë dhe zakone.

1

Krijimi i zakoneve të qëndrueshme është kryesisht ajo që i bën ata të suksesshëm. Këtu janë gjërat që njerëzit më të suksesshëm bëjnë në 10 minutat e para të ditës së tyre të punës:

  1. Ata reflektojnë

Arritja e rezultateve më të mira kërkon që ju të mendoni se ku keni qenë, ku jeni dhe ku po shkoni?

  1. Rehatohen

Njerëzit e suksesshëm marrin një minutë në fillim të ditës së punës për t’u siguruar që karrigia e tyre të përshtatet siç duhet dhe artikujt që ata shpesh kanë akses – tastierë, telefon…

  1. Ata organizojnë zonën e tyre të hapësirave të punës

Kështu i kanë më të qarta në mendjen e tyre detyrat e ditës.

  1. Kryejnë aktivitet fizik

Merrni parasysh ecjen në disa minuta të para të ditës suaj të punës. Kjo mund t’ju japë një ndjenjë më të madhe të kontrollit.

  1. Ata rishikojnë listën e detyrave dhe u japin prioritet

Është e rëndësishme të vendosni më parë detyrat më të rëndësishme.

  1. Ata kujtojnë suksesin

Duke parashikuar rezultatet pozitive të projekteve të ndryshme në dorë, mund të punoni dhe të përcaktoni hapat e nevojshëm për të marrë rezultatet e dëshiruara. Kjo i ndihmon ata që të kujtojnë nevojën për t’iu përmbajtur planit dhe të përqëndrohen në gjërat që janë me të vërtetë të rëndësishme dhe jo thjesht urgjente.

  1. Ata rregullojnë dhe përcaktojnë ditën e tyre

Njerëzit e suksesshëm shqyrtojnë kalendarët e tyre për të vlerësuar nëse ndonjë gjë ka nevojë për ndryshim ose rirregullim me mënyrën se si është planifikuar dita e tyre dhe për të parë nëse ka ndonjë punë përgatitore që mund të ketë nevojë të caktohet përpara një thirrjeje ose takimi.

  1. Ata thonë “jo”

Ata mund të thonë diplomatikisht dhe me edukatë  ‘jo’ duke ofruar që të angazhohen në një kohë të mëvonshme.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top