Në fokus

March 7, 2020 | 8:12

8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Grave…Pse mimoza është simboli i kësaj feste

Lulet e mimozës janë simbol i shkëlqyeshëm i ditës kushtuar grave. Me ngjyra të ndritshme dhe aromatike, marrja e një dege mimoze ka arsyen e saj, por jo të gjithë e dinë se çfarë fshihet pas këtij gjesti dhe kuptimi që lidhet me këtë lule madhështore. Para se t’i jepni një tufë të këndshme mimozash gruas tuaj këtë vit, së pari mësoni arsyen. Duke vepruar kështu, dhurata do të vlerësohet dyfish.

Mimoza është më origjinë nga Tasmania e largët – Australia – në Evropë ka ardhur në fillim të shekullit të 19-të, ku gjeti klimën ideale për të lulëzuar. Në fakt, pema e mimozës jep lulet e saj vetëm një herë në vit, në fund të dimrit. Lulet e mimozës kanë një kuptim shumë specifik: forcë dhe feminitet, por jo vetëm ka, ato janë gjithashtu sinonim i delikatesës, përfaqësuese të qenies femërore. Prandaj jo rastësisht u zgjodh dhe si simboli i Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Dita Ndërkombëtare e Grave mbahet çdo vit për të kujtuar arritjet shoqërore, ekonomike dhe politike, por mbi të gjitha, dhunën dhe diskriminimin ndaj të cilave gratë në të gjithë botën edhe sot janë viktima.

Mimoza, simbol i bashkimit të grave

Në Shtator 1944 u krijua në Romë UDI, Unioni i Grave Italiane. Nisma u zhvillua nga disa gra që i përkisnin të majtës së krishterë, Demokracisë së Punës dhe Partisë së Veprimit dhe ishte UDI ajo që ndërmori iniciativën për të festuar, më 8 mars 1945, ditën e parë të grave në disa zona të Italisë së lirë. Festimi që pa bashkëpunimin e Italisë në tërësi u bë vitin e ardhshëm, në 1946, me përfundimin e luftës. Vetëm në këtë vit mimoza u pa për herë të parë si një simbol përfaqësues i kësaj dite, 8 Mars, kushtuar grave dhe ideja e përdorimit të kësaj lule erdhi nga tre gra: Rita Montagnana, Teresa Noce dhe Teresina Mattei pasi ishte një nga lulet që lulëzoi në fillim të pranverës dhe, për më tepër, më e lirë dhe ishte e lehtë për t’u blerë. Nga ajo ditë e deri më sot, i kemi borxh grave si ato që mimoza është bërë simbol i drejtësisë dhe barazisë.

Disa kuriozitete të vogla për mimozën

A e dini se në Angli, vajzat dikur vendosnin një degëz mimozë në xhaketat ose fustanet e tyre për të theksuar feminitetin e tyre, ndërsa indianët amerikanë jepnin një tufë lule mimozash për t’i shprehur dashurinë vajzës me të cilën ishin dashuruar. Në Australi, megjithatë, bima e mimozës është përdorur që nga origjina e saj, dhe edhe sot, si ilaç për të trajtuar disa sëmundje që lidhen me të përzierat, të vjella, gjithashtu ajo përdoret  edhe në dieta.

Por jo vetëm kaq, mimoza është një mënyrë për të kujtuar betejat feministe që na bënë, të jemi sot, gra të forta dhe të pavarura, të afta për të mbajtur një botë të tërë mbi supe.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top