Mirëqenie

September 26, 2019 | 8:40

8 përfitimet që merr organizmi nga konsumimi i përditshëm i xhenxhefilit

Xhenxhefili është një nga erëzat më të fuqishme të globit. Atë e gjejmë të freskët, të thatë dhe në formën e pluhurit. Xhenxhefili është një nga erëzat më të shëndetshme, falë ushqyesve dhe përbërësve bioaktivë që përmban. Nëse nuk e keni përdorur deri më tani, zbuloni 8 ndryshimet pozitive që i ndodhin organizmit falë konsumit ditor të xhenxhefilit.

Tretja

Përbërësit e xhenxhefilit zbusin irritimin në sistemin tretës. Ato stimulojnë prodhimin e pështymës dhe lëngjeve biliare dhe lehtësojnë lëvizjen e ushqimeve nëpër sistemin tretës. Konsumi i xhenxhefilit përpara vakteve përshpejton përpunimin e ushqimit në stomak dhe përmirëson tretjen me 50%. Çajin e xhenxhefilit mund ta përgatisni duke zier në një gotë ujë 2-3 cm xhenxhefil në feta.

Të përzierat

Nëse përjetoni të përziera, atëherë konsumoni 1 deri në 2 gramë xhenxhefil në ditë.

Dhimbjet

Një studim të cilit i referohet AgroWeb.org, zbuloi se konsumi ditor i xhenxhefilit zbut dhimbjet muskulare me 25%.

Sëmundjet e zemrës

Studimet kanë treguar diabetikët që konsumojnë dy gramë xhenxhefil pluhur çdo ditë, shijojnë uljen e nivelit të sheqerit në gjak me 10%. Niveli i lartë i sheqerit në gjak është një faktor madhor rreziku për sëmundjet e zemrës.

Ulja e kolesterolit

Ekspertët thonë se konsumi ditor i të paktën 3 gramëve xhenxhefil (në formën tuaj të preferuar) mundet të ulë ndjeshëm nivelin e kolesterolit në gjak.

Inflamacioni

Inflamacioni është përgjegjës për një sërë sëmundjesh që i kanosen organizmit. Më e përhapura është osteoartriti që prek kyçet. Ekspertët shprehen se konsumi ditor i ekstraktit të xhenxhefilit zbut dhimbjet dhe nevojën për të marrë medikamente.

Qelizat e dëmshme

Substancat mirëbërëse të xhenxhefilit janë duke u testuar për rolin e tyre në trajtimet tumoriale. Një studim zbuloi se konsumi ditor i 2 gramëve të ekstraktit të xhenxhefilit, pakëson numrin e molekulave nxitëse të inflamacionit në sistemin tretës.

Shëndeti mendor

Plakja është një proces që mund të përshpejtohet nëpërmjet një sërë faktorësh siç është inflamacioni kronik apo stresi oksidues. Të dhënat tregojnë se antioksidantët tek xhenxhefili pengojnë reagimet inflamatore të trurit. Konsumi ditor i xhenxhefilit përmirëson kujtesën dhe shëndetin e përgjithshëm mendor.

Përdoreni xhenxhefilin në gatim ose çaj për 30 ditë për të parë ndryshimin.

 

Burimi / AgroWeb.org

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top