Këshilla & Arsye

February 27, 2017 | 10:26

8 treguesit e vetëbesimit të ulët te fëmijët

Për t’ju ndihmuar të kuptoni nëse fëmija juaj vuan nga vetëbesimi i ulët, do t’ju tregojmë disa shenja që mund t’i vini re. Ju duhet të vëzhgoni fëmijën, të pranoni se është i shqetësuar dhe të merrni masa. Çështja është shumë komplekse dhe nuk mund të sintetizohet në një ngjarje të vetme.

1

Treguesit e vetëbesimit të ulët

-Fëmija shmang një detyrë, një konkurs apo një sfidë pa u përpjekur. Kjo sjellje mund të interpretohet si frikë nga dështimi apo ndjenjë e pafuqisë.

-Pas fillimit të një loje, një kursi të çdo lloji ose një detyre, ndalon veprimtarinë.

-Tregon një drojë të lartë.

-Sjellja e tij bëhet papritmas e vështirë. Arroganca, zemërimi dhe mosbindja janë qëndrimet e pamjaftueshmërisë dhe frustrimit.

-Gjithmonë nënvlerësojnë rëndësinë e një ngjarje, ose përdorin një lloj të racionalizimit, duke u përpjekur të fajsojnë të tjerët për dështimet e tyre (mësuesi është budalla, shokët nuk e dinë të luajë …).

-Janë autokritik. “Unë nuk mund të bëj asgjë. Është e gjitha faji im. Miqtë në shkollë janë më të zgjuar se unë”.

-Ai nuk pranon kritika, por edhe komplimente. Fëmija tregon zemërim në rastin e kritikave apo siklet në rast të komplimenteve.

-Tregojnë shqetësim në lidhje me mendimin që të tjerët kanë për to.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top