Psikofakt

February 27, 2017 | 10:29

Nga Fleura Shkëmbi / Shqiptarët, një popull me vlera krijuese!

Kreativiteti është një mënyrë për të jetuar jetën, përfshin origjinalitet dhe bën lidhje unike midis ideve, të cilat në dukje janë të ndryshme. Kreativiteti është mënyra e të jetuarit të jetës si një udhëtim gjatë të cilit shikojmë dhe komunikojmë edhe me gjërat më të thjeshta të jetës së përditshme. Kur mendojmë për kreativitet, priremi ta shikojmë si pjesë që ju takon vetëm artistëve dhe shpikësve. Por krijimtaria është më shumë se arti. Kjo është një pjesë integrale e jetës. Vetë jeta është një krijesë dhe çdo gjë që bëjmë është krijim.

Psikologe Hipnoterapiste Klinike Pedagoge pranë UET

Psikologe
Hipnoterapiste Klinike
Pedagoge pranë UET

Ne shpesh mendojmë për krijimtarinë si diçka duke bërë, por në fakt kuptimi, rrënja e fjalës do të thotë “të rritet”. Kur krijojmë, ndjehemi sikur bota dhe gjithçka që na rrethon është vibrim i gjallë. Kreativiteti përfshin gjithçka të re, të cilat  janë edhe disa nga arritjet kryesore të qytetërimit, që nga shpikja e rrotës, te sonatat e Moxartit e deri tek udhëtimet në galaktikë. Qeniet njerëzore lindin me aftësinë krijuese. Që nga foshnjëria ne gjejmë mënyra të reja për të negociuar dhe për të arritur ato që dëshirojmë në jetë.  Shumica e njerëzve krijues gjejnë mënyra të reja rreth pengesave, sepse ata i shohin ato jo vetëm si të tilla, por edhe si mundësi. Kreativiteti zgjeron perceptimet tona dhe së bashku me perceptimet e zgjeruara vijnë mënyra të reja për zgjidhjen, duke filluar nga gatimi i një vakti, kur nuk dimë se si të gatuajmë e në vazhdim, duke pikturuar një peizazh të jashtëzakonshëm. Gjatë jetës së përditshme është shumë e thjeshtë të na kapë rutina, sepse dita është e mbushur me detyra dhe punë që përsëriten. Ne jemi të gjithë njerëz të zënë dhe për të kursyer kohë, priremi t’i bëjmë gjërat sa më shpejt të mundemi dhe sa me më pak lodhje. Por për t’i shpëtuar kësaj rutine, ne mund të jemi bëhemi kreativ në çdo gjë që bëjmë.

shqiptaret

Në të vërtetë, ne jemi të gjithë shumë më kreativë se sa ne kemi menduar. Si fëmijë, i shohim gjërat në mënyrën tonë, unike. Por çdo herë që na është thënë dhe vazhdon të na thuhet se ato që jemi, duke bërë apo thënë se, janë budallallëqe, të pakuptimta, ne në mënyrë automatike mbyllim një deriçkë të vogël të krijimtarisë sonë. Na është mësuar që çdo gjjë që bëhet, të jetë në përputhje me ato që bëjnë gjithë të tjerët. Mund të fillojmë duke vëzhguar çfarë jemi duke bërë. A ka ndonjë mënyrë se si mund të bëjmë që të jetë më efikase? Më efektive? Me më shumë qejf dhe pasion? Si do të fillojmë diçka që nuk e kemi bërë ndonjëherë më parë? Të gjithë e mbajmë mend se si na mësojnë të lidhim këpucët dhe nëse nuk e bëjmë në atë mënyrë që e bëjnë të rriturit, na thonë se e kemi gabim. Secili ka mënyrën e vet dhe kjo nuk do të thotë se njëra rrugë është më e mirë se tjetra. Ndoshta kemi edhe prirjen për të qenë kontrollues dhe protektiv, duke penguar në këtë mënyrë të fillojmë të vendosim në punë trurin tonë, i cili është krijues dhe unik në çdo moment dhe në gjithçka bëjmë. Po të shikojmë me vëmendje fëmijët, ata i shohin gjërat me një perspektivë të re dhe janë gati t’i provojnë, pa patur frikë se mos i bëjnë gabim. Jemi ne të rriturit që i ndalojmë dhe i mësojmë mënyrën, apo metodën tonë, duke menduar se është më e mira, apo më efikasja. Fëmijët duhen marr si model, duke i ndjekur në lirinë e tyre, në energjinë e tyre, ku frika nuk ka krijuar bllokimet e veta.

shqiptaret1

Pyetjes nëse shqiptarët janë kreativë, do t’i përgjigjesha me një PO, sepse vëmë re faktin që i kanë mbijetuar historisë me kushte kaq të vështira. Po të pyesim shqiptarët se cili është ushqimi i tyre i preferuar, shumica dot të thonë byreku. Gjyshet dhe katragjyshet tona ishin krijuese, ato e sajonin me gjithëçka kishin vetëm për të kënaqur njerëzit e tyre. As komunizmi nuk mundi ta pengojë krijimin, përkundrazi, populli ynë vazhdoi të përdorë fuqishëm metoforën, e cila tregon aftësi të fortë krijuese dhe mendore. Shqiptarët vazhdojnë krijojnë e gjejnë mënyra të reja për të jetuar në çdo moment të bukur apo në vështirësi. Ata do ta gjejnë një zgjidhje!!!

Ne mund të bëhemi krijues edhe në marrëdhëniet tona. Kur kemi kohë që njihemi me miqtë apo të afërmit tanë, normalisht që vazhdojmë me sjelljet e vjetra, por nëse do të përfshinim edhe njerëz të rinj padyshim që rrjedha do të ndryshojë, sepse do të fillojë një dinamikë e re, me ide dhe mënyra të reja. Biznesi është një mënyrë dhe ka vend gjithmonë për kreativitet, ndërsa disa njerëz kanë frikë të provojnë dhe ndihen më të qetë në zonën e rehatisë. Imagjinata dhe vizualizimi janë një mënyrë e mrekullueshme, të cilat na nxjerrin në mënyrë të pavetëdijshme atë diamant krijues, të cilin e kemi brenda vetes, të fshehur diku nga frika se, po të sillemi e të veprojmë ndryshe do të paragjykohemi, do të lodhemi, nuk do të fitojmë asgjë të re.

EKSPERIMENTONI DHE DO TË NDIHENI NDRYSHE, MBI TË GJITHA DO TË NDIHENI VETJA JUAJ, DO TË JENI NË KONTAKT ME BOTËN E BRENDSHME SHPIRTËRORE, E CILA KA GJITHMONË DIÇKA TË BUKUR PËR TË SJELLË! LE TË JEMI KREATIVË NË JETË DHE KËSHTU SHPIRTI DO TË VAZHDOJË TË MBETET I RI PËRJETË!

 

Botuar në revistën “PSIKOLOGJIA”, në numrin 108

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top