Mirëqenie

June 4, 2020 | 8:02

8 zakonet e mëngjesit që janë të mira për ju

Fillimi i një dite të re në mënyrën më të mirë të mundshme, futja e disa zakoneve të vogla që duhen përsëritur çdo mëngjes, është një mënyrë e shkëlqyeshme për të qenë të shëndetshëm dhe të ndjeheni më të bukur.

Pra, le të zbulojmë se cilat janë zakonet që duhet të përfshijmë në rutinën tonë të mëngjesit dhe si mund të na ndihmojnë të jemi më të bukur se kurrë. Ndjekja e një rutine plot me veprime përgatitore për tu ndier mirë është mënyra më e mirë për të filluar ditën. Këtu janë disa ide për krijimin e mëngjesit tuaj të përsosur.

Zgjohuni me muzikë relaksuese. Zgjimi është shumë i rëndësishëm dhe ndonjëherë zgjimi me një buzëqeshje mund të bëjë ndryshime. Në vend që të ngriheni shpejt, preferohet të vendosni alarmin dhjetë minuta më herët dhe të zgjidhni një melodi të këndshme për ta dëgjuar. Të ngrihesh me qetësi dhe të marrësh disa minuta për të rirregulluar mendjen, është një mënyrë e mirë për ta filluar ditën me një energji pozitive dhe ju bën të gatshëm për çdo gjë.

Thoni fjali pozitive. Çdo ditë e re duhet të përjetohet si diçka e re. Dhe mënyra më e mirë për ta bërë atë është duke përsëritur fjali pozitive, të mendosh për projekte të reja dhe të praktikosh pozitivitetin. Bërja e kësaj do t’ju ndihmojë të keni një qasje më të mirë si me veten, ashtu edhe me ditën tuaj.

Peshoni veten. Epo po, pas vitesh mendimesh negative në lidhje me këtë, kohët e fundit nga studime të ndryshme ka dalë që ata që peshojnë veten në mëngjes, madje edhe çdo ditë, kanë më shumë shanse për të qëndruar në formë. Në këtë mënyrë ju keni një ide për situatën tuaj dhe nuk rrezikoni të shtoni më shumë, veçanërisht nëse jeni në dietë. Natyrisht që ky nuk është një rregull, pasi nëse të peshuarit ju krijon shqetësim ose siklet, atëherë është më mirë mos e bëni atë dhe vazhdoni me zakonet e tjera të mëngjesit.

Pini një gotë ujë. Të qëndruarit të hidratuar është shumë i rëndësishëm dhe aq më tepër në mëngjes. Pas një nate të tërë, trupi duhet të rihidratohet. Një gotë me ujë esëll në mëngjes është mënyra më e mirë për të filluar ditën, pasi përmirëson performancën tuaj.

Lëvizni pak. Pas një nate pushimi mund të jetë e dobishme të shtrini pak kockat. Të vraponi rreth pallatit tuaj ose të bëni disa ushtrime në shtëpi është mënyra më e mirë për t’u zgjuar plotësisht.

Bëni një mëngjes të mirë. Mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës dhe për ta bërë atë mirë duhet ta planifikoni më përpara. Ju mund të zgjidhni të përgatisni gjithçka një natë më parë ose nëse keni kohë kur zgjoheni. Ajo që ka rëndësi është që të hani diçka të mirë, të keni një mëngjes të konsiderueshëm dhe të ekuilibruar, i cili, përmban sasinë e duhur të karbohidrateve, proteinave dhe yndyrnave të mira. Në këtë mënyrë do të ndiheni menjëherë energjikë.

Shkoni në punë me biçikletë ose në këmbë. Kur është e mundur, një zakon i mirë për mëngjes është të shkoni në punë me biçikletë ose në këmbë. Nëse vendi është larg, mund të vendosni të dilni më parë ose të parkoni një bllok larg. Arritja në destinacion me një ecje të shpejtë është një ilaç për mendjen dhe shëndetin. Po sikur të punoni nga shtëpia? Atëherë do të ishte mirë të bënit disa punë para se të uleshit në tryezë dhe të kujtoheni të bëni pushim, për t’u larguar herë pas here nga ekrani.

Bëni një meze të lehtë e të shëndetshme. Zgjedhja për të ngrënë me vetëdije është gjithmonë një mënyrë e mirë për t’u siguruar që mëngjesi është i duhuri. Prandaj është mirë të shmangni snack-in nga makinat dhe të merrni diçka nga shtëpia. Një frut me djathë me pak yndyrë, një kos, një grusht frutash të thata… Opsionet janë të shumta dhe të larmishme dhe ajo që ka rëndësi është zgjedhja e atyre më të përshtatshme për tu mbajtur dhe për t’u ndjerë në formë.

Përfshirja e zakoneve të shëndetshme në rutinën tuaj të mëngjesit është një akt i vërtetë dashurie për veten tuaj. Një zgjedhje që çon në një jetë më të mirë, duke qëndruar në formë dhe duke arritur të keni një vizion më të plotë dhe më të qetë për jetën e dikujt dhe gjithçka që e shqetëson atë.

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top