Lumturia vjen në shumë forma dhe mund të jetë e vështirë të përcaktohet. Megjithatë, pakënaqësia është e lehtë për t’u identifikuar. Ti e di kur e sheh, e di kur e mban të fshehur dhe e di kur e ndjen.
Pakënaqësia është një ndjenjë e tmerrshme që është vdekjeprurëse për të gjithë ata rreth jush. Përhapet lehtësisht dhe redukton atmosferën pozitive të të tjerëve. Pse i injorojmë nivelet e larta të negativitetit? Lumturia priret të jetë diçka që njerëzit mendojnë se është jashtë kontrollit të tyre, megjithatë është krejtësisht e kundërta.
Lumturia ka shumë pak të bëjë me rrethanat e jetës, ajo është nën kontrollin tuaj. Është produkt i zakoneve dhe këndvështrimit tuaj për jetën. Zakonet e këqija dhe shikimi i botës përmes një lente depresive do të rezultojë në pakënaqësi. Mekanizmat pozitivë të përballjes dhe një këndvështrim i përgjithshëm optimist për jetën do të rezultojnë në lumturi. Largoni zakonet e këqija dhe arrini më shpejt lumturinë tuaj!
“Kushtetuta u jep njerëzve vetëm të drejtën për të kërkuar lumturinë. Duhet ta kapësh vetë” – Benjamin Franklin
Zakonet e njerëzve të pakënaqur:
- Mbajnë inate
- Qëndrojnë në shtëpi
- Rrinë duke pritur për të Ardhmen
- Ankohen në mënyrë të vazhdueshme
- Bëjnë thashetheme
- E zmadhojnë problemin më shumë se sa është në të vërtetë
- Ju mungon dëshira për t’u përmirësuar
- Janë kritikues
- Marrin në dorë kontrollin
Burimi / https://www.beliefnet.com/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.