Një ditëlindje e rëndësishme për aktorin karizmatik, eklektik dhe me një personalitet përçarës.
Nga “Easy rider” te “One Fly over the quckoo’s nest”, nga “Chinatown” te “The Shining” te “Batman”. Interpretuesi historik Jack Nicholson është një figurë ikonë e kinemasë me një karrierë 60-vjeçare, që është e pashembullt dhe që e ka shndërruar atë në një legjendë. Aktori shuan sot 85 qirinj, një rast i mirë për të kujtuar shumë nga rolet e tij të jashtëzakonshme. Dhe ato vetullat karakteristike me kënd të mprehtë, ata sy që shikojnë lart e poshtë dhe ajo buzëqeshje shqetësuese që i solli atij 12 nominime për Oscar dhe tre statuja.
I lindur në vitin 1937 në Neptun City, në moshën 17-vjeçare u transferua në Los Anxhelos duke filluar të ndiqte kurse teatrale. Në këtë periudhë ai lidhi miqësi të rëndësishme, si ajo me Dennis Hopper dhe Roger Corman, falë së cilës arriti të debutojë në ekranin e madh në filmin “The Cry Baby Killer” të vitit 1958. Suksesi i madh vjen njëmbëdhjetë vjet pas debutimi i tij në film me “Easy Rider”, u shfaq në kinema në vitin 1969 dhe u bë menjëherë manifesti i një brezi. Statuja e parë vjen me “Një fluturoi mbi folenë e qyqes”, e ndjekur nga ato për “Mall për butësi” dhe “Diçka ka ndryshuar”.
Në karrierën e tij të gjatë ai ka pasuar me filmat njëri pas tjetrit, duke kaluar nga rolet dramatike në ato romantike, gjithmonë në gjendje të pushtojë admirimin e një publiku të madh me vështrimin e tij magnetik si dhe me një sërë çmimesh. Aktor, regjisor, skenarist, ai e ka lidhur emrin e tij me shumë filma që kanë hyrë në historinë e kinemasë, filma të përjetshëm që kanë shfaqur Jack Nicholson historik në Olimpin e yjeve të Hollivudit.
Sa i përket jetës së tij private, aktori ishte i martuar për gjashtë vjet (nga 1962 deri në 1968) me Sandra Knight, me të cilën pati një vajzë. Më vonë në 1970 Caleb James lindi nga lidhja me Susan Anspach, Honey nga ajo me aktoren daneze Winnie Hollman. Deri në vitin 1989 ai ishte i lidhur me Anjelica Huston, e cila e la atë kur mësoi se ai do të kishte një fëmijë nga një grua tjetër, aktorja Rebecca Broussard. Më pas ai kishte me Lorraine dhe Raymond.
Përgatiti O.T | Burimi Tgcom Mediaset
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.