Konsumimi i dy vezeve në ditë mund të jetë pjesë e një dietë të shëndetshme, nëse përdoren si pjesë e një shpërndarjeje të ushqimit të balancuar dhe në përqindje të moderuar. Vezët janë burim i mirë në proteina, yndyrna të shëndetshme dhe disa vitamina të rëndësishme si A dhe D. Megjithatë, ka disa konsiderata që duhet të marrim parasysh:
Ulet rreziku për t’u sëmurur nga tumoret
Aminoacidet, mineralet ashtu si vitaminat ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
Ul rrezikun nga plakja
E verdha e vezës përmban karotenoidë, antioksidant që rezulton efikas kundër plakjes së hershme.
Dobëson shpejt
Me të dhënat e glicemisë, të cilat janë 0, ndihmon në dobësimin e menjëhershëm.
Ushqen lëkurën dhe flokët
Biotina, Vitamina B12 dhe proteinat janë substancat më të rëndësishme për të pasur lëkurë dhe flokë të shëndetshëm.
Ul rrezikun ndaj sëmundjeve kardiovaskulare
Arsyeja gjendet te ushqyesit me përmbajtje Omega 3, acidet yndyrore që përmban veza.
Ndihmon për shëndetin e syve
Vitamina A, Luteina dhe zeaksatina ndihmojnë sytë për më shumë dritë, ngjyra dhe mbrojtje nga radikalet e lira.
Mbron fetusin gjatë rritjes
Vitamina B9, (acidi folik) mbron fetusin ndaj dëmtimeve të jashtme të sistemit nervor qendror.
Mban kockat të shëndetshme
Vitamina D dhe kalciumi janë shumë të rëndësishme për të pasur kocka dhe dhëmbë të fortë e të shëndetshëm.
Mbron trurin
Kolina është një ushqyes i rëndësishëm që përdoret për të stimuluar trurin.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.