FB

November 29, 2024 | 7:05

9 arsye pse ardhja në jetë e një fëmije nuk i zgjidh problemet në çift

Ardhja në jetë e një fëmije, me qëllimin për të shpëtuar një marrëdhënie nuk është vetëm e padrejtë për foshnjën, por është pothuajse një recetë për një ndarje. Marrëdhëniet janë punë e vështirë dhe zgjidhja e konflikteve kërkon kohë dhe përpjekje. Një foshnje vetëm shton më shumë punë, stres dhe çrregullim hormonesh në një marrëdhënie. Nuk do të zgjidh asnjë konflikt, por vetëm do t’i shtojë ato.

Ja arsyet pse një fëmijë nuk i zgjidh problemet e një marrëdhënieje:

  1. Prioritetet tuaja mund të mos jenë të njëjta.
  2. Do të keni më pak kohë për të biseduar.
  3. Do të krijoni një perceptim që njëri prej jush po punon më shumë se tjetri.
  4. Mund të keni mosmarrëveshje rreth edukimit dhe rritjes së fëmijëve.
  5. Babi mund të bëhet xheloz për fëmijën.
  6. Anëtarët e familjes mund të bëjnë presion në marrëdhënie.
  7. Do të keni kohë ose mundësi të kufizuar për t’u rimbushur me energji.
  8. Hormonet gjithashtu mund të shkaktojnë shumë acarim.
  9. Nëse marrëdhënia është toksike, një fëmijë është një biletë për kontakt të pafund me personin tjetër.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top