Këto fruta janë një mënyrë e ëmbël për të shtuar kalcium në dietën tuaj, veçanërisht nëse ushqeheni me bazë bimore.
Frutat nuk janë burimi kryesor i kalciumit si qumështi apo zarzavatet me gjethe jeshile, por sërish mund të kontribuojnë në përmbushjen e nevojave ditore për këtë mineral të rëndësishëm. Kalciumi ndihmon jo vetëm në forcimin e kockave dhe dhëmbëve, por edhe në funksione jetësore si lëvizja e muskujve, qarkullimi i gjakut dhe çlirimi i hormoneve.
Sipas Instituteve Kombëtare të Shëndetit në SHBA, të rriturit kanë nevojë për rreth 1,000 mg kalcium në ditë, ndërsa fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit (veçanërisht gratë) kanë nevojë për më shumë.
Frutat e mëposhtme janë ndër ato që përmbajnë më shumë kalcium:
1.Dardha me gjemba – 1 filxhan: 83 mg
Frut kaktusi me përmbajtje të lartë kalciumi. Mund të konsumohet i freskët, në lëng apo ëmbëlsira.
2.Portokalli – 1 kokë: 65 mg | 1 filxhan lëng i pasuruar: 349 mg
Frut i pasur me vitaminë C dhe kalcium nëse konsumohet në formën e lëngut të fortifikuar.
3.Rrush pa fara i zi – 1 filxhan: 61 mg
Përmban antioksidantë të fuqishëm dhe është një “superfrut” për shëndetin.
4.Fiq të thatë – ¼ filxhan: 60 mg
Të pasur me fibra dhe minerale. Të shkëlqyeshëm si meze ose shtesë në kos.
5.Manaferra – 1 filxhan: 42 mg
Me pak kalori dhe të pasura me antioksidantë që ndihmojnë në parandalimin e kancerit.
6.Papaja – 1 filxhan: 29 mg
Frut tropikal me shumë vitamina dhe përbërës të dobishëm për shëndetin.
7.Kivi – 1 copë: 26 mg
Frut i vogël, por i fuqishëm në vitamina dhe fibra për tretjen.
8.Kumbulla të thata – ¼ filxhan: 19 mg | 1 filxhan lëng: 30 mg
Të njohura për shëndetin e zorrëve dhe kockave.
9.Kajsi të thata – ¼ filxhan: 18 mg
Të pasura me kalcium dhe hekur, gjithashtu ndër frutat më të pasura me proteina.
Sipas dietologëve, frutat duhet të jenë një shtesë – jo burimi i vetëm – i kalciumit në një dietë të mirëbalancuar, veçanërisht për vegjetarianët dhe veganët. Kombinimi me ushqime të tjera të pasura me kalcium si tofu, qumësht bimor i fortifikuar dhe zarzavate jeshile është thelbësor.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.