Marrëdhënie

March 11, 2019 | 8:30

9 gjëra për të pasur një marrëdhënie të mirë në çift

Një pjesë e madhe e njerëzve për kohët që flasim, edhe pse vuajnë nga probleme seksuale, nuk i bëjnë ato të ditura. Kjo gjë, veç të tjerave, shkakton edhe rëndimin e marrëdhënieve brenda çiftit.

Tradhti, ndarje, martesa “të bardha”. Këto dhe shenja të mirëfillta të sëmundjeve të ndryshme, janë pak a shumë problemet që sjellin shqetësimet me karakter seksual, që për fat të keq, kohët e fundit janë bërë edhe më të shpeshta.

crisi-coppia-639x480

Kjo situatë ka shtyrë shërbimet shëndetësore në disa vende të Europës të përpunojnë masa të posaçme, mes të cilave edhe krijimin e Departamenteve të Mirëqenies në Çift, të cilat janë të gatshme të ofrojnë këshillime me karakter gjinekologjik dhe urologjik.

  1. Shqetësime që rrjedhin prej rënies se dëshirës femërore. Shpeshherë kjo shoqërohet me rënie të dëshirës edhe nga ana e meshkujve, duke krijuar një rreth vicioz. Ndaj përmirësimi i dëshirës tek njëra palë do të sjellë edhe përmirësimin e përgjithshëm të marrëdhënies në çift.
  2. Çrregullimi mashkullor. Shpeshherë në gjenezë të kësaj situate mund të jenë shkaqe me natyrë infeksionale, të cilat duhet domosdoshmërish të shikohen dhe analizohen tek mjeku.
  3. Mungesa e hormoneve. Kur shkaku i rënies së dëshirës femërore lidhet me faktorë hormonalë, atëherë është e nevojshme një trajtim i tillë me preparate të tipit estrogjen.
  4. Terapia mashkullore. Çrregullimi mashkullor mund të luftohet edhe me disa preparate të posaçëm.
  5. Forma fizike dhe ushqimi i shëndetshëm. Trupi në formë, veç të tjerave, gjeneron vetëvlerësimin dhe sigurinë, veçanërisht ke femrat. Po kështu shumë i rëndësishëm është edhe ushqimi, në radhë të parë për të ulur mbipeshën si dhe diabetin, por dhe përmirësuar tretjen, të gjithë këto armiq të seksit.
  6. Rëndësia e bashkëbisedimit. Të gjitha shqetësimet në çift duhet të përballohen dhe të zgjidhen po ashtu në çift. Në këtë rast bëhen shumë të rëndësishme këshillat e specialistëve të vërtetë të cilët kanë një këndvështrim të ri për çiftin, duke e konsideruar atë gjithnjë e më shumë si një njësi unike funksionale.
  7. Njohja në detaje e vlerave, por edhe e pikave të dobëta të njeri-tjetrit është gjithashtu një mënyrë e mirë sjelljeje në çift.
  8. Alkooli, duhani, droga. Dihet prej shumë studimesh se këta janë armiqtë më të mëdhenj të seksit. Po kështu të tilla njihen edhe disa sëmundje si dhe medikamente.
  9. Të gjeturit e mirëkuptimit me vetveten. Kjo është shumë e rëndësishme, veçanërisht për femrat, të cilat do të duhet të mësojnë që herë pas herë të dalin nga rregullat strikte, t’i japin udhë dëshirave të tyre, pasi kjo favorizon ndjeshmërinë seksuale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top