Marrëdhënie

July 27, 2018 | 8:30

9 gjëra që ndodhin kur bie në dashuri për herë të dytë

Kur bie në dashuri ndodhin shumë gjëra, por kur bie në dashuri për herë të dytë çdo gjë është ndryshe.

Këtu janë 9 gjëra që ndodhin:

1.Ju ndiheni me fat, sepse së pari keni qenë të shqetësuar se nuk do të ndodhë kurrë më.

2.Sytë tuaj janë të hapur. Ju nuk jeni një person i pafajshëm që e jepni zemrën falas. Tani i dini rreziqet e vërteta të dashurisë dhe sa e dhimbshme mund të jetë kur e humbni.

3.Herën e parë që keni dashur dhe keni humbur dikë, keni menduar se nuk do ta gjenit kurrë. Ju menduat se personi do të ishte i vetmi në botë për ju dhe ju kurrë nuk do të gjeni dikë si ai/ajo. Tani ju keni kuptuar se nuk është kështu.

4.Mundohuni të jeni të mirë gjatë debateve (sepse po, ka debate). Nuk ka shumë rëndësi për të “fituar” diskutimin, por për të zgjidhur problemin dhe për t’i bërë gjërat të funksionojnë më mirë mes jush.

5.Ajo që ju duhet është të zgjidhni personin që dëshironi, edhe pasi hormonet dhe “fluturat” të zhduken.

6.Nuk ndajmë aq shumë shprehje dashurie në rrjetet sociale. Më parë e bënit këtë sepse ishit shumë të ngazëllyer për të qenë të dashuruar dhe për të pasur dikë që t’iu donte. Tani e dini se dashuria nuk do të thotë të tregosh gjithçka për këdo. Është vetëm për ju.

7.Ju nuk mund të jeni fëmija apo e dashura e përsosur, por jeni të vetëdijshëm për gjërat që ju nevojitet për të përmirësuar. Ndoshta ju jeni shumë xheloz dhe i bezdisshëm për partnerin tuaj. Ju nuk do të ndryshoni nga një ditë në tjetrën, por jeni duke u përpjekur të jeni më të sigurt dhe ju e kuptoni atë, duke ndjerë pak ankth dhe ndjeshmëri, gjithçka është në rregull.

8.Bini më ngadalë këtë herë, më qëllim. Ju nuk keni probleme dhe nuk doni të bini në dashuri me askënd. Ju doni të jeni të sigurt që kjo të ndodhë me dikë që ia vlen.

9.Tani jepni kohë për të njohur me të vërtetë atë person. Është dikush që i shton vlera jetës tuaj, dikush që është i pjekur, interesant dhe ka shumë më tepër për të ofruar sesa thjesht “argëtim”.

 

Përgatiti: Brikela Daci | Burimi / italiafeed.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top