Këshilla & Arsye

July 27, 2017 | 10:31

9 mënyra për t’u bërë më pozitivë

Hulumtimet sugjerojnë se kur bëhet fjalë për emocione pozitive dhe mënyrat e të menduarit ne kemi aftësinë e fuqishme për të zgjedhur. Historia ka treguar në disa raste se ata që kanë një opinion pozitiv për jetën janë edhe ata të cilët zakonisht arrijnë sukses më të madh. Me dozën e duhur të praktikës, durim dhe këmbëngulje mund të jemi në gjendje që të bëhemi më pozitivë.

1

Buzëqesh

Një sugjerim që duket i parëndësishëm, por që është. Një buzëqeshje mund të bëjë një ndryshim të vërtetë në ditën e një personi!

 

Mos u ndikoni nga të tjerët

Kapërceni negativitetin e njerëzve , të cilët gjithmojnë arrijnë të gjejnë një problem në çdo situatë.

 

Mendoni fjalë pozitive dhe i shqiptoni

Fjalët kanë një fuqi magjike: nëpërmjet tyre, ne mund të të bekojmë (të themi gjëra të mira), ose mallkojmë (të flasim keq), duke krijuar lumturi , ose dëshpërim.

Fjalë të provokojnë emocione, kjo është arsyeja pse ju duhet të zgjidhni ato me kujdes.

 

Praktikoni zakonin e mirënjohjes

Mirënjohja është pluhur magjik që na bën të kuptojmë se si jetët tona janë të bukura dhe të mbushura.

 

Ndihmoni të tjerët

Është shkencërisht e provuar: ndihma për të tjerët na bën shumë të lumtur.

 

Lëreni të kaluarën dhe falni

Duke falur i bëni vetes dhuratën më të mirë, të ndjeheni mirë.

 

Bëni stërvitje

Ne mund të ndryshojmë energjinë tonë duke bërë stërvitje. Nuk ka nevojë për maratona të mëdha, edhe një shëtitje në ajër të hapur, do të ndikojë shumë mirë për fizikun dhe humorin tonë!

 

 Gjeni strehën tuaj të paqes

Secili prej nesh ka strehën e vet të paqes, thjesht shkoni. Disa njerëz gjejnë ngushëllim duke shprehur pikëllimin nëpërmjet valles, muzikës ose shkrimit, të tjerët preferojnë një arratisje, për shembull në male ose në fshat … Gjeni një vend ku qetësia të jetë aleati juaj.

 

 Për çdo gjë ka një ilaç

Megjithatë, ne duhet të veprojmë për të gjetur një zgjidhje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top