FB

June 22, 2023 | 8:30

9 mënyra se si të kurseni para kur jeni me pushime

Për fat të keq, çmimet e hoteleve, avionëve dhe mjeteve të tjera të transportit, por edhe të artikujve të tjerë të shpenzimeve që lidhen me udhëtimet, janë rritur në mënyrë të konsiderueshme kohët e fundit. Por dëshira jonë për të zbuluar destinacionet afër apo larg është rritur gjithashtu. Po sikur të mos kesh një buxhet mjaft të madh për të mos hequr dorë nga ëndrrat e tua? Ka mënyra për të kursyer para në pushime dhe ne ju njohim me to.

Duhet të rezervoni kur çmimet e mjeteve të transportit dhe objekteve akomoduese janë më të ulëta (me kusht që të zgjidhni një destinacion që ju pëlqen)

Zgjidhni struktura akomodimi që kushtojnë më pak: hotelet zakonisht janë më të shtrenjta, por ju ende mund të gjeni një shtrat në një apartament, në një bujtinë, një kamping ose në një tendë ose, përsëri, përdorni një mini furgon si një kampist

Zgidhni mjetet më të lira të transportit, duke shkarkuar aplikacione që ju lejojnë të krahasoni çmimet

Mos hani gjithmonë jashtë kur udhëtoni: Nëse zgjidhni një apartament me kuzhinë, mund të zvogëlojmë kostot, përndryshe në drekë mund të ndaleni në një supermarket dhe të blini një sallatë të gatshme, një sanduiç apo diçka që mund ta konsumoni ndëra vizitoni vendet përreth.

Le të kujtojmë të marrim parasysh të gjitha shpenzimet shtesë për udhëtimin: pasaportë, kartë identiteti që do të rinovohet, çdo vizë, taksë turistike, shëndeti dhe mirëqenia fizike.

Shmangim të gjitha shpenzimet e panevojshme: Nuk është e nevojshme të blini veshje në çdo vend që vizitoni apo dhurata për familjarët e tjerë, thjesht shijoni momentin.

Duhe të zbuloni për biletat e mjeteve të transportit, të cilat ndonjëherë përfshijnë edhe hyrjet falas  në disa atraksione të vendit që po vizitoni.

Kërkoni aktivitete të lira dhe argëtuese në qytetet që vizitoni.

Rezervoni tragetet për të kursyer para.

 

 

 

 

 

 

K.M / Burimi donnad.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top