Këshilla & Arsye

March 26, 2018 | 11:09

9 shenjat e fillimit të menopauzës

Menopauza: me të drejtë mund të thuhet se shumica e grave nuk janë të informuara për këtë fazë të vështirë në jetë. Madje shumica prej tyre janë të prirura që t’i anashkalojnë vizitat mujore tek mjeku, gjë e cila ndiqet nga situata jo të mira, pasi mungesa e tyre bën që gjendja të përkeqësohet në vend që të përmirësohet.

Për këtë arsye në qoftë se vëreni ndonjë nga këto 9 simptoma, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Cikël jo i rregullt

Për fat të keq, shumë cikle të menstruacioneve të grave fillojnë të jenë të çrregullt gjatë kohës së perimenopauzës dhe menopauzës. Kjo do të thotë të kesh periudha të shumta në muaj me flukse shumë të rënda.

Shtimi i qimeve në fytyrë

Ndërsa shumica e vajzave merren me qimet e fytyrës edhe para kësaj kohe, nivelet më të larta të DHT (dihydrotestosterone) gjatë menopauzës kanë treguar se kontribuojnë në mbirjen e një numri të padëshiruar të qimeve në mjekër apo  mustaqe.

Luhatje të humorit

Kur është fjala për menopauzën, nuk ka asgjë më shpesh të diskutuar, sesa tema e ndryshimeve të humorit. E ngjashme me pubertetin, është një kohë kur trupi pëson ndryshime drastike hormonale, të cilat definitivisht ndikojnë në emocione. Nëse e gjeni veten duke u zbërthyer, duke e zhvendosur në një vend pushimi, ose shpesh duke humbur durimin me bashkëshortin tuaj, mund të jeni duke vuajtur nga kjo simptomë.

Pagjumësi dhe lodhje

Përjetimi i nxehtësisë dhe djersitja gjatë natës janë ankesa të zakonshme, disa ekspertë kanë vërejtur që gratë në menopauzë rrallë marrin aq gjumë sa kanë nevojë. Ndërsa ka një shumëllojshmëri të barnave kundër trajtimit të këtyre simptomave specifike, disa mjekë rekomandojnë HRT (Hormone Replacement Therapy) për të ndihmuar pacientët që të marrin pjesën që u nevojitet.

Shtim në peshë

Edhe pse jo çdo grua përjeton shtim në peshë gjatë ose pas menopauzës, mungesa e estrogjenit njihet për të bërë kërdi në metabolizmin. Kjo është arsyeja pse mjekët u bëjnë thirrje grave të para-menopauzës që të praktikojnë zakone të shëndetshme të të ushqyerit dhe ushtrime para se të hyjnë në këtë fazë.

Nxeheni shpejt

Edhe kjo një simptomë “klasike” e menopauzës, që për fat të keq mund zgjasë edhe më shumë se 10 vjet! Megjithëse nxehjet janë pjesë e jetës, hulumtuesit në Klinikën Mayo thonë se ato kanë tendencë të jenë më të këqija tek gratë që pinë duhan ose janë të shëndosha.

Rënie e flokëve

Kjo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme për gra të ndryshme. Disa mund të vërejnë më shumë rënie, ndërsa të tjera vuajnë nga zona të mëdha të kokës që kanë mbetur pa flokë. Sido që të jetë, problemi mund të zgjidhet duke ruajtur një mënyrë jetese të shëndetshme. Nëse vëreni që ju bien flokët, duhet t’i trajtoni dhe mjeku mund t’ju jap medikamentin e duhur.

Rënie të gjinjve

Zakonisht kjo ndodh ngadalë me kalimin e kohës dhe tenton të jetë më dramatike në gratë që kanë pasur fëmijë. Nëse doni ta ngadalësoni ose ta zvogëloni procesin, sigurohuni që të mbani një dietë të shëndetshme dhe të bëni shumë stërvitje.

Humbja e kujtesës

Kjo është tërësisht pika më e frikshme në listë, menopauzës i është atribuuar që në disa gra shkakton atë që në mënyrë të zbutur quhet “mjegull e trurit”. Gratë në menopauzë mund të kenë probleme me përqendrimin, por nëse vëreni se humbja e kujtesës po bëhet gjithnjë e më e rëndë, duhet të konsultoheni patjetër me një mjek.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://tiphero.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top