Me siguri kur ishit fëmijë ju mësuan të mos jeni egoist, të ndani dhe të mendoni për të tjerët, kështu që ju harruat të mbroni interesat tuaja. Nëse i mbroni ato, ju irritoni të tjerët. Në fund të fundit, nëse i besoni vetes, nuk keni pse vareni nga mendimet e të tjerëve.
Nëse i bëni këto 9 veprime egoiste, do të thotë që ju jeni një person i pjekur psikologjikisht:
- Ankesa
Nëse nuk jeni të kënaqur me një shërbim, kërkoni kompensim. Nuk ka asgjë të turpshme të shprehësh pakënaqësi për shërbimin ose cilësinë e produktit. Ju keni të drejtë të kompensoheni.
- Pushimi
Nëse ndiheni fajtorë sepse keni vendosur të pushoni gjatë ditës, do të thotë që keni vetëvlerësim të ulët. Problemi është se ju harroni që duhet të merrni pak kohë edhe për veten tuaj.
- Nuk bëni thashetheme
Thashethemet në punë dhe me miqtë janë një zakon dhe refuzimi për të marrë pjesë konsiderohet i papërshtatshëm dhe mund të çojë në konflikt. Është normale të shprehni mendimin tuaj, edhe nëse dikujt i duket i pamëshirshëm.
- Jeta e veçantë personale dhe profesionale
Është diçka normale t’u kërkoni klientëve dhe kolegëve që të mos ju shqetësojnë pas orës 18:00. Jo të gjithë mund ta kuptojnë atë, por ndarja e jetës profesionale nga ajo personale nuk është egoizëm, por një mënyrë për të shmangur rraskapitjen.
- Mbani vendin tuaj
Në një tren, në një autobus, në një aeroplan. Gjithmonë ka njerëz që dëshirojnë të ulen atje sepse janë më rehat, kanë nevojë për hapësirë, etj. Nëse nuk doni të ndryshoni vendet, nuk keni pse të justifikoni veten dhe t’u kërkoni falje njerëzve.
- Kërkoni një rritje page
Ju mund të dyshoni se nuk jeni mjaftueshëm të mirë dhe nuk e meritoni atë. Sidoqoftë, duhet të kërkoni një rritje të pagës ose promovim nëse besoni se meritoni më mirë dhe se keni potencial për të fituar më shumë.
- Ndaloni së qeni supi i dikujt për të qarë
Nëse njerëzit kanë nevojë për ndihmë profesionale, ata duhet të kërkojnë ndihmë nga një psikolog. Ju mund t’i dëgjoni ata, por nuk mund ta bëni këtë gjë çdo ditë.
- Bëni diçka për veten tuaj
Të jesh i dobishëm për njerëzit është diçka fisnike, por nuk do të jesh gjithmonë e lumtur. Asnjëherë mos harroni veten dhe ëndrrën tuaj.
- Nuk kini frikë nga opinioni publik
Nëse shprehni lirshëm mendimin tuaj, ju jeni një person i fortë. Një person i tillë nuk ka frikë të thotë atë që mendon. Një person i fortë ka një qëndrim të përcaktuar qartë dhe perspektivë për jetën.
Burimi / https://emozionifeed.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.