Mirëqenie

November 9, 2019 | 8:12

9 sportet që luftojnë plakjen

Të plakesh mirë do të thotë jesh pozitiv, të të pëlqejë ushqimi e të hash shëndetshëm, por edhe të lëvizësh dhe të merresh me sport. Sporti është një mënyrë për të qëndruar mirë me veten, mbi të gjitha kur i ke kaluar 40 vjet, kur nis të ndjesh dhimbje në shpinë e në artikulacion dhe ke më pak energji. Aktiviteti fizik është thelbësor për një jetë të gjatë dhe shëndet të mirë dhe shumë studime e kanë treguar këtë. Nuk ke bërë kurrë sport në jetë? Mos u shqetësoni, nuk është kurrë vonë për të filluar! Por, para se të nisni, është e rëndësishme t’i bëni vetes disa pyetje.

Nuk keni praktikuar kurrë aktivitet fizik?

Jeni mbi mbipeshë?
Pini duhan?

Jeni mësuar me makinë?

Bëni punë sedentare?

Jeni mbi 50 vjet?

Pasi të keni dhënë përgjigjet, do të jeni në gjendjen të kuptoni se cili ëstë aktiviteti i duhur për ju dhe në cilën hapësirë ta praktikoni. Nuk ekziston një ritëm ideal, duhet të vlerësoni bazën e përgjigjeve të trupit tuaj për të gjetur aktivitetin që ju bën të ndjeheni mirë. Në përgjithësi, tyë bërit sport një ditë po dhe një ditë jo, mund të jetë një mënyrë e mirë për të filluar gradualisht dhe të nisni të përjetoni përfitimet e aktivitetit fizik.

Përfitimet e organizmit nga sporti:

Ka efekt anti-plakje
Përmirëson sistemin kardio-vaskular
Ndihmon për të ulur nivelin e kolesterolit dhe kontrollon diabetin
Nxit sistemin imunitar
Ndihmon në uljen e stresit
Rrit energjinë
Ndihmon në lehtësimin e dhimbjeve, të tilla si dhimbja e shpinës

Kush nga sportet për cilin përfitim?

Girl swimming the crawl stroke

1 – Noti

Ka një avantazh të madh: nuk mbingarkon skeletin dhe nyjet, sepse trupi në ujë nuk peshon. I rekomanduar për njerëzit që janë shumë mbipeshë.

 

stretching2 – Tërheqja (stretching)

E shkëlqyer për ata që muskuj të ngrirë për shkak të stilit të jetës, stimulon gjithashtu qarkullimin e gjakut dhe siguron mirëqenie.

 

3 – Yoga

Rigjallëron trupin dhe tonifikon kurrizin. E Women practicing yoga in a classshkëlqyer gjithashtu për ata që kanë probleme me gjumin. Yoga qetëson muskujt dhe çliron nyjet e ngurta.

 

Pilates4 – Pilates (sistem ushtrimesh me një aparat të posaçëm)

Zgjat dhe tonifikon muskujt. Korrigjon qëndrimin e gabuar dhe shkrifton muskujt. Projektuar për të përmirësuar fuqinë fizike, fleksibilitet, rrit ndërgjegjësimin mendor.

 

tai-chi-chuan5 – Tai chi chuan

Qetëson dhe zgjat trupin duke i dhënë shumë energji. Ky është një art luftarak kinez dhe sistem gjimnastikor i përbërë nga sekuenca të lëvizjeve të kontrolluara shumë të ngadalshme.

 

6 – Vallëzimi ShoppingDance_1në sallon (nga tango në vals)

Zgjat muskujt, tonifikon kurrizin dhe përmirëson frymëmarrjen.

 

 

 

piattaforma oscillante

7 – Platforma lëkundëse

Për të moshuarit është platforma e preferuar, ajo vibruese. Tonifikon muskujt dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut në sajë të efektit plot gjallëri. Një aktivitet i cili, duke u praktikuar rregullisht, ndihmon për të luftuar osteoporozën.

 

nordic-walking38 – Ecja nordike

Ecja me ritëm të shpejtë me dy shkopinj, zhvillon muskujt dhe tonifikon zemrën.

 

 

9 – Çiklizmiciklizem

Pedalimi është një aktivitet i shkëlqyer për zemrën, kurrizin dhe artikulacionet.

 

 

Revista Psikologjia / Burimi: Tiscali.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top