Në fokus

September 29, 2016 | 13:01

9-vjeçarja shpërthen në lot gjatë fjalimit kundër racizmit (VIDEO)

Një vajzë e vogël 9-vjeçare, Zianna Oliphant ka shpërthyer në lot gjatë një fjalimi të fuqishëm, ku bënte thirrje kundër racizmit. Fjalimi i guximshëm i Ziannas është bërë viral në  të gjithë botën.

 “Jam këtu sot për të folur rreth asaj se si ndihem. Mendoj se ne trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe nuk më pëlqen se si ne trajtohemi vetëm për shkak të ngjyrës sonë”, tha Zianna dhe lotët fulluan t’i rrokullisen në fytyrën e saj.

“Ne jemi njerëz me ngjyrë, por nuk duhet ta ndejmë veten kështu. Ne ndjemi të detyruar të protestojmë, se po na trajtoni në mënyrë të gabuar. Po e bëjmë sepse duhet dhe kemi të drejtë. Është një turp që baballarët dhe nënat tona vriten dhe ne nuk mund t’i shohim më. Është një turp që ne duhet të shkojmë në varrezat e tyre …Në kemi lot, por nuk duhet të kemi lot. Baballarët dhe nënat tona duhet të jenë me ne”, tha 9-vjeçarja në Kuvendin e qytetit Charlotte në SHBA.

Fjlaimi i ndjerë vjen pas vrasjes së afro-amerikanit Keityh Lamont Scott nga policia në qytetin Charlotte të Karolinës së Veriut.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top