Të ngrihesh nga shtrati dhe të jesh plot energji. Për disa njerëz nuk është kështu dhe nëse jeni edhe ju pjesë e klubit “E zvarrit veten deri në mesditë”, ndoshta mund të bëni diçka për të ndihmuar metabolizmin tuaj. Këtu janë 9 zakone të vogla që mund t’ju ndihmojnë shumë.
Rregulloni shtratin tuaj. Rregullimi i shtratit në mëngjes ju bën të kuptoni se dita juaj ka filluar vërtetë, edhe sepse është ai që ju mirëpret kur jeni gati për fundin e ditës tuaj.
Merrni frymë. Frymëmarrja e qëllimshme dhe e ndërgjegjshme ju jep një moment për të pastruar të gjitha ndjenjat e çuditshme me të cilat zgjoheni dhe mbani mend qëllimin tuaj për të pasur një ditë të mirë.
Mos e përdorni menjëherë telefonin. Duhet t’i jepni vetes të paktën 30 minuta pas zgjimit, përpara se të zhyteni në teknologji.
Shikohuni në pasqyrë dhe buzëqeshni. Hulumtimet shkencore tregojnë se buzëqeshjet janë ngjitëse. Edhe e juaja. Por ju duhet të bëni një përpjekje të vetëdijshme për ta bërë këtë dhe t’i kushtoni vëmendje vetes ndërsa e bëni. Edhe më mirë nëse mund ta bëni veten të qeshni.
Meditoni. Ju mund ta filloni ditën duke qëndruar ulur dhe duke medituar për pesë minuta. Mund të dëgjoni një meditim të udhëhequr që ju jep një pamje ose skanim të trupit në YouTube. Ju thjesht mund të uleni të qetë dhe të vendosni një kohëmatës në telefonin tuaj dhe të shijoni momentin.
Pini ujë. Dëshironi një nxitje super të shpejtë në mëngjes? Hidratohuni. Hulumtimet tregojnë se gjumi më pak se gjashtë orë mund të shkaktojë dehidrim. Netët e vona dhe gjumi i ndërprerë mund t’ju bëjnë të ndiheni të dehidratuar në mëngjes.
Praktikoni mirënjohjen. Çdo mëngjes, shkruani pesë gjëra që ju bëjnë të ndiheni mirënjohës.
Filloni ditën një natë më parë. Çfarë do të thotë? Planifikoni disa gjëra, si përgatitja e rrobave, një natë më parë, në mënyrë që të mos mendoni për to në mëngjes.
Vini re sa mirë ndiheni. Nëse keni një rutinë mëngjesi që funksionon për ju, mos harroni të shijoni pjesët që ju pëlqejnë vërtet: gllënjkën e parë të kafesë, dushin e nxehtë, muzikën.
Burimi / https://www.donnad.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.