Këshilla & Arsye

April 7, 2017 | 9:00

9 zakonet që përmirësojnë shëndetin tuaj mendor

Zgjedhjet e vogla që bëni çdo ditë mund të ndikojnë në gjendjen tuaj. Edhe pse sëmundjet mendore nuk mund të shërohen vetëm me ndryshimin e stilit të jetesës, ndryshime të tilla shpesh mund të zbusin një numër të shenjave që shoqërojnë të tilla sëmundje.

1

  1. Një jetë e qëndrueshme në shtëpi

Të jetosh në një mjedis emocionalisht të dëmshëm, e bën trajtimin e ndonjë sëmundjeje mendore shumë më sfiduese.

  1. Ushqimi dhe të ushqyerit

Ushqime të pasura me Omega-3 dhe Omega-6 (p.sh, avokado dhe peshk) mund të ndihmojnë shëndetin mendor dhe përmirësimin e funksioneve njohëse.

  1. Të ushtruarit

Një shëtitje e shpejtë, udhëtim me biçikletë, ose ngjitja e shkallëve janë të gjitha alternativa të dobishme.

  1. Gjumi i mirë

Mbajtja e një orari të rregullt gjumi normalizon ritmin e trupit.

  1. Meditimi

20 deri në 30 minuta në ditë mund të sjellin përfitime të konsiderueshme shëndetësore.

  1. Pirja e duhanit

Futja e toksinave të ndryshme në trup nëpërmjet pirjes së duhanit mund të manifestohet me çrregullime të humorit.

  1. Shëndeti fizik

Kushte të zakonshme të tilla si një infeksion, dhimbje kronike koke, ose hipertensioni ndikojnë negativisht në aftësinë për të përballuar stresin.

  1. Përfshirja sociale

Edhe një ditë ose dy larg me një mik apo të dashur mund të jetë mjaftueshëm për të përmirësuar pamjen tonë për ditën.

  1. Marrëdhëniet

Marrëdhëniet e shëndetshme intime mund të përmirësojnë në mënyrë drastike gjendjen mendore të një personi.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top