Agjencia shëndetësore e OKB-së thotë se pothuajse të gjithë po thithim ajër që nuk i plotëson standardet tona për cilësinë e jetesës, duke bërë thirrje për më shumë veprime për të reduktuar përdorimin e lëndëve djegëse fosile, të cilat gjenerojnë ndotës që shkaktojnë probleme të frymëmarrjes dhe që çdo vit çojnë në miliona vdekje të parandalueshme.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, rreth gjashtë muaj pasi shtrëngoi udhëzimet e saj për cilësinë e ajrit, lëshoi një përditësim të bazës së të dhënave të saj mbi cilësinë e ajrit që bazohet në informacione nga një numër në rritje qytetesh, qytezash dhe fshatrash në të gjithë globin, tani mbi 6,000 komuna. OBSH tha se 99% e popullsisë globale thith ajër që tejkalon kufijtë e cilësisë së ajrit dhe shpesh është i mbushur me grimca që mund të depërtojnë thellë në mushkëri, të hyjnë në venat dhe arteriet dhe të shkaktojnë sëmundje. Cilësia e ajrit është më e dobët në rajonet e Mesdheut lindor dhe Azisë Juglindore të OBSH-së, e ndjekur nga Afrika.
“Pas mbijetesës së një pandemie, është e papranueshme që të ketë ende 7 milionë vdekje të parandalueshme, për shkak të ndotjes së ajrit”, tha Dr. Maria Neira, drejtuese e departamentit të mjedisit, ndryshimeve klimatike dhe shëndetit të OBSH-së. “Megjithatë, shumë investime janë ende duke u zhytur në një mjedis të ndotur dhe jo në ajër të pastër dhe të shëndetshëm”.
Përgatiti K.I / Burimi www.huffpost.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.