FB

November 1, 2021 | 8:30

A dashuron narcisi? A është e mundur të kuptohen ndjenjat e tyre?

Sot dua të flas me ju për një temë për të cilën kohët e fundit më ka bërë shumë pyetje. Shumë gra bien në dashuri me një burrë narcisist, pjesërisht sepse janë pushtuese të mira dhe pjesërisht sepse narcisizmi është i përhapur në botën e sotme. Shkaku i përhapjes nis nga prindërit që i idealizojnë fëmijët e tyre sikur të ishin më të mirët në botë në çdo fushë. Por le ta analizojmë më mirë çështjen.

01

Gjëja e parë që duhet bërë, është të kuptojmë se kë kemi përballë. Një burrë narcisist duhet të joshet vazhdimisht dhe ky mini kurs falas mund t’ju japë disa këshilla të dobishme.

Ndërkohë, le të shohim se si të njohim një narcisist.

Përkufizimi i narcisizmit që gjejmë në enciklopedinë Treccani është:

“Tendenca dhe qëndrimi psikologjik i atyre që e bëjnë veten, personin e tyre, cilësitë e tyre fizike dhe intelektuale, qendrën ekskluzive dhe të spikatur të interesit të tyre dhe objekt admirimi të vetëkënaqur, duke qëndruar pak a shumë indiferentë ndaj të tjerëve, ndaj të cilëve injoron ose përçmon vlerën dhe veprat”.

Kjo në thelb do të thotë që narcisi është i bindur se gjithçka rrotullohet rreth tij. Ai është një person i dashuruar me veten që beson se është më i lartë se të gjithë të tjerët.

Po kur bie në dashuri narcisi?

Kur takojmë një narcisist për herë të parë, magjepsemi nga karizma e tij dhe kujdesi që ai tregon për veshjen dhe ruajtjen e fizikut të tij. Por nëse shohim me vëmendje dhe me pak shkëputje, mund të shohim se ai ka gjithmonë diçka për të thënë për të gjithë. Nuk bën gjë tjetër veçse gjen të meta dhe i vë në dukje. Kjo sepse ai fsheh pasigurinë e tij të fortë duke diskredituar të tjerët për të bindur veten se ata janë inferiorë ndaj tij.

Përveç përbuzjes për të tjerët, ka edhe shenja të tjera që na ndihmojnë të njohim një narcisist.

Pra, pse biem në dashuri me një narcisist? Sepse na tërheqin vëmendjen.

Disa herë nuk e kuptojmë se kemi të bëjmë me një narcisist. Duke lexuar sa më sipër, ju mund të mendoni se ai është një person i neveritshëm për t’u qëndruar larg. Megjithatë shumë bien nw dashuri me të.

Po, sepse narcisi e paraqet veten si joshës, si një njeri brilant, inteligjent dhe me vetëbesim. Ai paraqitet në një mënyrë magjepsëse dhe vetëm vazhdimi në njohuri na bën të kuptojmë se kush është ai në të vërtetë.

02Në këtë pikë, megjithatë, tashmë jeni kapur në lidhje dhe jeni të bindur se mund ta ndryshoni atë. Kjo edhe sepse ai, narcisi, flet shpesh me partneren e tij duke thënë se ajo nuk është si gjithë të tjerat, është e veçantë. Por në thelb, gruaja nuk ka hapësirë në marrëdhënie, ajo duhet ta mbushë vazhdimisht me vëmendje për ta bërë atë të ndihet mirë pa pasur asgjë në këmbim. Dhe këtu vijmë në fokusin e këtij artikulli: pse sillet kështu? A është në gjendje të dashurojë?

 

A ecin narcisizmi dhe dashuria paralelisht?

Kur fillon një lidhje, periudhat e para karakterizohen nga pasion i madh, dhe gjithçka duket thuajse magjike. Kjo ndodh sepse narcisi tenton ta idealizojë gruan pranë tij si personin perfekt për të plotësuar nevojat e tij. Dhe për këtë ai shfaqet i dashuruar. Megjithatë, narcisi priret të mos bjerë në dashuri për shkak të egos dhe ndjeshmërisë së tij inekzistente. Ai mund të thotë se është i dashuruar dhe ta besojë atë, duke ngatërruar dashurinë me dëshirën për të zotëruar personin tjetër me synimin për ta shfrytëzuar për të kënaqur nevojat e tij.

Narcistit i pëlqen miqësia dhe zakonisht përsërit të njëjtat sjellje joshëse, por me gra të ndryshme. Nuk bën dallim mes femrave dhe objekteve, për të e rëndësishme është të ketë atë që do. Ai është i dashuruar me atë se si është jeta e tij në atë moment, por, sapo diçka ndryshon, narcisi largohet nga skena duke u përpjekur t’i hedhë të gjithë fajin partnerit të tij. Nëse jeni të sigurt se ai është personi që dëshironi në krahun tuaj, mund të përpiqeni ta rifitoni atë.

03

Në anën e mirë, mund të hasni burra me tipare të vërteta narcisiste dhe jo-narcisiste. Në këtë rast, mashkulli bie në dashuri, por ka nevojë për pak më shumë kohë se meshkujt e tjerë. Varet nga ju që të vendosni nëse doni t’ia jepni atij apo preferoni të hiqni dorë nga gjithçka. Si përfundim, njeriu narcisist vështirë se bie në dashuri. Nëse hasni një person të këtij lloji, ju këshilloj ta bëni të besojë se nuk mund të ketë pushtet mbi ju. Duke vepruar kështu, do të keni një shans më të mirë për ta mbajtur atë pranë jush.

 

*Domenico Iapello, trajner i Dashurisë dhe Jetës, i specializuar në NLP në ndihmë të burrave dhe grave për të pasur marrëdhënie të mrekullueshme.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Blogu i autorit

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top