FB

March 9, 2021 | 8:17

A duhet mbajtur më maska pasi bën vaksinën anti-Covid? Ja çfarë thonë ekspertët

Autoritetet shëndetësore duan që njerëzit të mbajnë maska dhe distancimin social, edhe pasi të marrin vaksinën anti-Covid. Kjo mund të duket kundër-intuitive. Tek e fundit, a nuk është i mbrojtur nga koronavirusi ai që është vaksinuar kundër tij? Përgjigja është e komplikuar. Pjesa dërrmuese e atyre që vaksinohen do të mbrohen nga Covid-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2. Gjithsesi të vaksinuarit mund të jenë ende në gjendje që ta transmetojnë virusin, edhe pse nuk shfaqin ndonjë simptomë.

1 

“Ne e dimë tani se vaksinat mund të na mbrojnë. Por nuk kemi pasur kohë të mjaftueshme për të kuptuar nëse ato na mbron ajo apo jo nga përhapja virusit?”-thotë Averi August, profesor i imunologjisë në Universitetin Kornell.

Kjo sepse virusi SARS-CoV-2 mund të kolonizojë ende traktin tonë respirator, edhe pse qelizat imunitare sistemike e mbrojnë trupin në përgjithësi nga sëmundja që shkakton Covid-19. Ja se si funksionon procesi. Vaksina kundër koronavirusit injektohet thellë në ind. Kjo bën që në trupat tanë të formojnë antitrupa, për të luftuar në mënyrë sistematike këtë virus. Disa nga antitrupat e formuara qarkullojnë në pjesë të tjera të trupit, dhe na mbrojnë nga format e rënda të sëmundjes. Zakonisht koronavirusi hyn në trup përmes zgavrave tona të hundës.

Shkencëtarët ende janë duke studiuar nëse trupi ynë prodhon sasinë e duhur të antitrupave në hundë, për të parandaluar përhapjen e virusit nga aty. Ndërkohë, virusi do të përpiqet që të shumohet në pjesë të tjera të trupit, si për shembull tek sistemi ynë i frymëmarrjes. Antitrupat sistemikë kanë gjasa që ta vrasin virusin.

Kjo do të thotë që një person i vaksinuar, nuk do të zhvillojë ndoshta ndonjë simptomë, edhe nëse virusi shumohet në hundën tonë. Por njerëzit e vaksinuar mund të bartin ende mjaftueshëm virus në hundë për të infektuar të tjerët.

Pra, nëse një person i vaksinuar merr frymë apo teshtin, ai ende ka predispozitë që të mund të infektojë dikë tjetër, edhe nëse ndihet mirë vetë. Kjo do të thotë që njerëzit e vaksinuar, duhet të mbajnë ende maska dhe të ruajnë distancimin social, edhe nëse rreziku i tyre individual është shumë më i ulët. Prandaj, ekspertët rekomandojnë mbajtjen e maskës për të ardhmen e parashikueshme.

Tani për tani ka disa të panjohura, të cilat e bëjnë të rëndësishme mbajtjen e maskës dhe distancimin social me synim mbrojtjen e komunitetit.

Së pari, shkencëtarët ende nuk e dinë sesi vaksinat anti Covid-19 mund të na mbrojnë kundër transmetimit asimptomatik të SARS-CoV-2. Ka shenja premtuese, por studimi në këtë aspekt mbetet i paplotë. Ndërkohë, studiuesit nuk e dinë se për sa kohë vaksinat kundër Covid-19 mund t’i mbrojnë njerëzit nga virusi.

2

Ndërkaq, shkencëtarët do të shohin nga afër se si ndryshimet evolucionare tek virusi apo variantet e tij, ndikojnë mbi efektivitetin e vaksinave. Studiuesit kanë zbuluar tashmë se efikasiteti i vaksinës Johnson & Johnson ishte më i vogël në Afrikën e Jugut, ku është i pranishëm varianti B1351.

Gjithsesi, faktori më i rëndësishëm mund të jetë shkalla e pranimit të vaksinës nga të rriturit. Fëmijët janë në gjendje që ta përhapin sëmundjen, por ata nuk kanë të drejtë të vaksinohen. Disa njerëz mund të kenë një imunitet shumë të dëmtuar për ta marrë atë; dhe të tjerët mund të përballen me pengesa burokratike për t’u vaksinuar.

Ndaj, mbajtja e maskave dhe distancimi social duhet të shihet si një vazhdimësi e strategjive të zbutjes së rrezikut. Kjo ndërsa shkencëtarët vazhdojnë të kryejnë kërkime, gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohen, ndërsa zbehet përhapja e Covid-19.

Për shembull, ndërsa vaksinat vazhdojnë që të shpërndahen, tubimet e vogla të njerëzve të vaksinuar do të bëhen më të zakonshme. Dhe të njëjtët njerëz atëherë duhet të jenë të ndërgjegjësuar për nevojën e distancimit social dhe mbajtjen e maskave në publik, pasi potencialisht ata mund t’ia transmetojnë sëmundjen komunitetit të gjerë.

Shpresa është që ndërkohë që gjithnjë e më shumë njerëz po vaksinohet, shumë më pak njerëz të mund të preken nga forma të rënda të Covid-19, duke çuar në uljen e presionit mbi sistemin shëndetësor.“Shpresojmë që të vaksinojmë shumicën e popullsisë. Vetëm atëherë mund të fillojmë të flasim për kthimin drejt normalitetit”- thotë dr.Brus Y Li, profesor i politikës shëndetësore në Shkollën e Shëndetit Publik të Universitetit të Nju Jorkut.

Pra, kur do t’i kemi këto përgjigje? Studimet mbi masën që na mbrojnë vaksinat nga transmetimi janë duke vazhduar. Të dhënat e para janë premtuese, por nuk janë ende të plota. Nuk ka gjasa që vaksinat të na sigurojnë mbrojtje të plotë “sterilizuese”.

Vetëm një pjesë e vogël e vaksinave, janë në gjendje që të garantojnë një lloj mbrojtjeje të tillë, si për shembull vaksina e lisë. Gjithsesi, nëse një vaksinë e zvogëlon ndjeshëm transmetimin e virusit, ky do të ishte një lajm shumë i mirë për aftësinë e botës për të frenuar virusin dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

 

 

Burimi The Guardian – Bota.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top