Djali tim, 5 vjeç, i ra dhëmbi dhe iu thye një tjetër dhëmbë qumështi në krye. Nuk ndjeu ndonjë dhembje të veçantë dhe nuk e çova te mjeku. Tani jam e shqetësuar, a duhej ta çoja menjëherë te dentisti?
Në raste të tilla, këshilla është që duhet të shkojë menjëherë tek dentisti i besuar për të ndërhyrë në kohën dhe mënyrën e duhur. Frekuenca e traumës dentare prek rreth 1/3 e fëmijëve brenda moshës 6-vjeçare dhe mund të shkaktojë thyerje të një pjese të kurorës, me shkëputjen e një ose më shumë fragmenteve të smaltit, deri në humbjen e plotë të dhëmbit, duke përfshirë rrënjën.
Problemet e gëlltitjes atipike? Përgjigjen ekspertët
Pjesë për t’u ribërë
Nëse një pjesë e smaltit është shkëputur, si për dhëmbët qumështorë dhe ata të përhershëm, është e rëndësishme që pjesa të mbahet e lagur me ujë ose qumësht, ose të paktën me pështymën e fëmijës dhe urgjentisht të shkojë te dentisti. Një fragment i ruajtur mirë dhe i ringjitur, restauron në mënyrë krejtësisht të padukshme defektin e ndodhur. Ndërkohë, shpëlajeni me kujdes gojën dhe indet e përfshira për të shmangur infeksionet.
Humbja e një dhëmbi qumështi
Në rastin e humbjes integrale të dhëmbit të qumështit, është i ndaluar ripërpunimi i tij: përparësia absolute është mbrojtja e bazës së dhëmbit të përhershëm. Korrigjimet ndërhyrëse mund të shkaktojnë dëme serioze, të përhershme në formim, dhe jo vetëm njollosin smaltin e tyre, por mund të ndryshojnë edhe trajektoren e tyre në momentin e daljes së dhëmbit të ri ose të krijojnë keqformime në nivelin e embrionit permanent të dhëmbëve.
Ndonjëherë ndikimi nuk është i drejtpërdrejtë, apo kështu duket, por në distancë, trauma mund të çojë në nekrozën e dhëmbit qumështor, me inflamacion të mëvonshëm, me kulmin e dhëmbit të traumatizuar.
Përgatiti Orjona TRESA / Burimi insiemeinfamiglia.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.