Djersitjet e natës i referohen çfarëdo djersitjeje të tepërt, që ndodh gjatë natës. Megjithatë, në qoftë se dhoma juaj e gjumit është e nxehtë ose temperaturat janë të larta, ju mund të djersisni gjatë gjumit dhe kjo është normale.
Cilat janë shkaqet e djersitjeve të natës tek gratë, burrat dhe fëmijët?
Ka shumë shkaqe të ndryshme të djersitjeve të natës. Për të përcaktuar se çfarë i shkakton djersitjet gjatë natës, duhet ditur një histori të detajuar mjekësore për të vendosur nëse përgjegjësi për djersitjet e natës është një gjendje mjekësore e fshehur, themelore. Edhe pse shumë njerëz e lidhin menopauzën me djersitjet e natës, kjo është vetëm një nga shkaqet e kësaj gjendjeje mjekësore tek femrat. Shumë sëmundje të tjera mund të shkaktojnë djersitje gjatë natës tek burrat, gratë apo fëmijët.
Cilat janë simptomat e djersitjeve të natës?
Në varësi të shkakut themelor të djersitjeve të natës, njerëzit mund të përjetojnë edhe simptoma të tjera bashkë me djersën p.sh:
Me praninë e infeksioneve apo sëmundjeve të caktuara, bashkë me djersitjet e natës mund të shfaqen edhe ethe.
Ndonjëherë mund të shfaqen dhe të dridhura ose ndjesi të ftohta;
Me sëmundjen e kancerit si limfoma, pacientët mund të përjetojnë rënie të pashpjegueshme në peshë
Djersitjet e natës, për shkak të tranzicionit menopauzal, janë të shoqëruara me simptoma të tjera tipike të menopauzës si thatësia vaginale, valët e nxehtësisë dhe ndryshime të humorit;
Djersitjet e natës, që shfaqen si një efekt anësor i barnave, mund të shoqërohen me efekte të tjera anësore të tyre, në varësi të llojit të përdorur;
Gjendjet mjekësore që sjellin djersitje të tepërt në përgjithësi (në krahasim me djersitjen vetëm gjatë natës), mund të shkaktojnë rritje të djersitjes, në orët e tjera të ditës.
Menopauza
Valët e nxehtësisë që shoqërojnë tranzicionin menopauzal, mund të ndodhin natën dhe të shkaktojnë djersitje. Ky është një shkak shumë i zakonshëm i djersitjeve të natës, tek femrat perimenopauzale. Është e rëndësishme të kujtojmë se valët e nxehtësisë dhe simptomat e perimenopauzës, mund t’i paraprijnë menopauzës (ndërprerjes së menstruacioneve), për vite të tëra.
Hiperhidroza idopatike
Hiperhidrozë idiopatike është një gjendje në të cilën trupi në mënyrë të vazhdueshme, prodhon shumë djersë, pa ndonjë shkak mjekësor të identifikueshëm.
Infeksionet
Zakonisht, tuberkulozi është infeksioni që lidhet më shpesh me djersitjet e natës. Megjithatë, infeksionet bakteriale gjithashtu mund të lidhen me djersitjet e natës. P.sh:
Endokardit (inflamacion i valvulave të zemrës)
Osteomielit (inflamacion brenda eshtrave për shkak të infeksionit)
Gjendra të ndryshme (p.sh. puçrrat nga infeksioni i rrënjës së qimeve, apendicit, bajamet, gjendrat perianale, peritonsilare, divertikulit)
Kanceri
Djersitjet e natës janë një shenjë e hershme e disa lloje kancerësh. Lloji më i zakonshëm i kancerit i lidhur me djersitjet e natës është limfomë. Megjithatë, njerëzit që kanë një kancer të padiagnostikuar, shpesh kanë simptoma të tjera të tilla si humbje peshe të pashpjegueshme dhe ethe.
Medikamentet
Medikamentet antidepresive janë një lloj i zakonshëm barnash që mund të sjellin djersitje të natës. Të gjitha llojet e barnave kundër depresionit mund të shkaktojnë djersitje të natës ose efekte anësore.
Çrregullimet hormonale
Djersitjet ose valët e nxehtësisë mund të hasen në çrregullime hormonale, duke përfshirë feokromocitomë-n (një lloj i kanceri i gjëndrës së adrenalinës që mbiprodhon hormonet që njihen si katekolaminat), sindroma karcinoide (prodhim i tepërt i hormoneve të caktuara nga tumorët e mushkërive ose të sistemit gastrointestinal) dhe hipertiroidizëm (niveli i tepruar i hormoneve tiroide).
Trajtimi i djersitjeve të natës
Trajtimi për djersitjet e natës varet nga shkaku themelor. Djersitjet e natës zakonisht janë një bezdi e padëmshme, megjithatë, ndonjëherë janë një shenjë e një sëmundjeje. Njerëzit që vuajnë nga djersitjet e pashpjegueshme të natës, duhet të kërkojnë ndihmë mjekësore.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.