Sa herë ka ndodhur të ndjeni zemrën t’ju rrahë fort një ditë para një prezantimi, provimi apo një takimi pune? Një ndjesi e njohur nga të gjithë dhe që përmblidhet në atë që quhet ankth.
Ankthi i tepërt sigurisht që është i dëmshëm dhe shkatërrues jo vetëm për organizmin, por edhe për mendjen. Në fakt, të përjetosh pak ankth është pikërisht ajo që nevojitet për t’u përqendruar më mirë, për të arritur më mirë përpjekjet e për t’u paraqitesh sa më mirë nëse keni për të bërë një prezantim të rëndësishëm.
“Për të qenë vigjilent dhe i kthjellët, ju vjen në ndihmë përjetimi i ankthit”, – janë shprehur psikologët.
Revista Psikologjia
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.