Lifestyle

May 19, 2017 | 13:30

A e dini se forma e gishtërinjve mund t’ju tregojë shumë për personalitetin?

Ne jemi të vetëdijshëm se kjo mund të tingëllojë qesharake, por lexoni tekstin dhe do të shihni vetë se sa e saktë është.

1

Nëse gishti juaj i përngjan tipit A:

Nuk jeni një person i hapur dhe nuk i ndani ndjenjat tuaja me lehtësi. Jeni të prirur për shpërthime melankolike dhe dëshironi të paraqisni veten shumë më të fortë dhe më të pavarur nga sa jeni me të vërtetë. Ju jeni një person emocional dhe kur lidheni me dikë ndjeheni shumë mirë. Jeni kundër  gënjeshtrave, hipokrizisë dhe pandershmërisë, sepse jeni shumë të ndershëm. Nuk ju pëlqen të tregoni emocionet tuaja dhe e paraqisni veten si të ftohtë dhe të fortë. Njiheni pak si të çuditshëm dhe arrogantë. Ju nuk mund të toleroni shumë gjëra. Ju keni një zemër të madhe dhe ju pëlqen të ndihmoni të tjerët. Do të përfundoni çdo detyrë që ju jepet edhe nëse nuk ju pëlqen. Gëzoheni dhe qeshni me çdo gjë dhe gjithçka për aq kohë sa jeni të kënaqur, edhe nëse nuk është aq qesharake. Shprehjet tuaja zbulojnë të gjitha mendimet tuaja. Ju jeni përgjithësisht të ftohtë me njerëz të cilët nuk jeni të afërt, por mund të jeni tepër emocional me miqtë dhe familjen tuaj.

Nëse gishti juaj i ngjan tipit B:

Ju jeni shumë të përkushtuar dhe besnikë. Nëse filloni të bini në dashuri me dikë, ju do t’u jepni atyre vëmendjen tuaj të plotë dhe gjithmonë do të mendoni rreth tyre. Thellë nën mbulesën tuaj ju jeni një shpirt shumë i ndjeshëm edhe pse ndonjëherë nuk mund të duket kështu. Shpesh njerëzit marrin ide të gabuara për ju.Ju jeni shumë të përkushtuar, sapo të vendosni mendjen për diçka, ju do të bëni të pamundurën për ta përfunduar atë deri në fund. Druheni nga lëndimet. Ju veproni sikur jeni mirë, edhe pse realisht mund të mos jeni. Qëndroni të qetë edhe kur nuk ndiheni rehat me diçka.

Nëse gishti juaj i ngjan tipit C:

Ndoshta nuk ju pëlqen termi i përdorur, por forma e gishtit siç tregohet edhe në foton C ndryshon nga dy të parët. Personat që kanë gishta të tillë nuk pëlqejnë sfidat dhe rrallëherë dalin nga zona e tyre e rehatisë. Dinë të respektojnë mendimet e të tjerëve dhe nuk shtiren nëse ka ndonjë gjë që nuk u pëlqen. Jeni të ndjshëm dhe mendoheni dy herë para se të lëndoni dikënd.

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top