Puthja mund të ndihmojë në mbajtjen e dhëmbëve të shëndetshëm dhe parandalimin e erës së keqe të gojës, sipas një studimi.
Dr Khaled Kasem, i zinxhirit ndërkombëtar dentar Impress, rekomandon puthjet si faktor të rëndësishëm në mirëmbajtjen e higjenës së gojës. “Përfitimi kryesor i puthjes është se prodhon më shumë pështymë në gojën tuaj”, tha ai. “Pështyma është e rëndësishme sepse ju ndihmon të përtypni, shijoni, gëlltitni, lufton mikrobet në gojë dhe parandalon erën e keqe të gojës – gjë që është padyshim ideale kur puthni”. Pështyma gjithashtu neutralizon acidet që ulen në dhëmbët tuaj, duke ndihmuar në uljen e rrezikut të prishjes së dhëmbëve.
Megjithatë, Dr Kasem tha se një përfitim tjetër shëndetësor i puthjes ishte të ndihmonte sistemin imunitar. “Shkëmbimi i pështymës gjatë një puthjeje inkurajon sistemin imunitar të krijojë më shumë antitrupa, të cilët mbron trupin tuaj nga infeksioni,” tha ai. Dr Kasem insistoi gjithashtu se puthja nuk ishte zëvendësim për larjen e rregullt të dhëmbëve dhe pastrimin e dhëmbëve me fill.
Përgatiti K.I / Burimi www.dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.