FB

November 2, 2022 | 8:00

A e shtyni gjithmonë alarmin në mëngjes? Ekspertët shpjegojnë se nga çfarë rrezikoheni

“Vetëm pesë minuta të tjera dhe do të ngrihem”, mendoni ju, duke shtyrë alarmin dhe duke ngushëlluar veten se të paktën do të flini pak më shumë. Dhe kështu ndodh shumë herë. Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se sa e keqe është kjo që bëni për shëndetin tuaj?

Studiuesit zbuluan se njerëzit që zgjohen pas alarmeve të shumta të gjumit kanë më shumë gjasa të kenë një ritëm më të shpejtë të zemrës sesa ata që zgjohen menjëherë pas alarmit të parë. Një ritëm i përshpejtuar i zemrës në pushim është i lidhur me një sërë gjendjesh,  si sëmundjet e zemrës dhe diabetin. Nga 450 të anketuar, 57 % thanë se ishin më të prirur për të shtyrë alarmin. Ekspertët thonë se është më mirë që të vendosim një alarm të mëvonshëm sesa të na ndërpresë gjumin herë pas here. “Trupi urren të zgjohet nga një alarm sepse e frikëson atë, kështu që rrahjet e zemrës rriten dhe hormonet e stresit rriten. Duket pak e çuditshme për ta bërë këtë me trupin tuaj disa herë në mëngjes. Mund të mos jetë vdekjeprurëse, por sigurisht që nuk ju përgatit mirë për ditën e ardhshme”, tha eksperti i gjumit, Neil Stanley.

 

Burimi / abcnews.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top