Këshilla & Arsye

January 9, 2020 | 8:11

A ekziston gripi pa ethe? Ja disa këshilla gjyshesh që do t’ju ndihmojnë

Ndodh më shpesh nga sa e mendojmë: gripi pa ethe shfaqet si një gjendje shëndetësore që shoqërohet me këputje, dhimbje kockash, muskujsh. Mund të zgjasë nga disa ditë në një javë, por në përgjithësi dy-tre ditët e para nevojitet një pushim i thellë, i cili e ndihmon trupin dhe mendjen të riaftësohet, duke gjetur ekuilibrin natyral dhe favorizuar shërimin.

influenzza

Shenjat

Ndjesia e lodhjes shoqërohet me shenja tipike në sistemin imunitar, gjë që mund të jetë shkaktuar nga të ftohtit apo ethet, por edhe efektet negative për shkak të stresit të gjatë.

Gjumi është kura rigjeneruese.

Përpiquni që në një situatë gripale të evitoni gjithçka, lodh trupin dhe mendjen tuaj. Pra bëni një pushim që do t’ju ndihmojë të rigjeneroni veten. Gjumi është një nga faktorët kryesorë, i cili ndihmon në riaftësimin e funksioneve të përditshme. Gjithashtu shoqëria e një libri, shfletimi i një gazete apo dëgjimi i muzikës së mirë është po aq optimale.

Lëreni mendjen të largohet për pak kohë nga preokupimet e përditshme.

Receta natyrale

Kërkoni t’ju përgatisin një supë të ngrohtë. Përveçse ushqyese e ngroh organizmin. Një hidratim korrekt më pas është po kaq thelbësor. Mbani pranë jush shishe uji, për të njomur fytin e irrituar. Mund t’i shtoni feta limoni ose portokalli, bashkë me gjethe menteje të freskët.

Në mesditë është koha e duhur për një çaj të ngrohtë dhe një vakt të ushqyeshëm që mund të jetë: kos, fruta të freskëta, të cilat kanë vitamina dhe kripëra minerale.

Në drekë ndiq një dietë të lehtë: oriz me pak vaj ulliri të virgjër, djath kaçkavall, i cili ndihmon për shmangien e rrufës, ndërsa perimet me avull si, brokoli, patate dhe lakër ndihmojnë në rikuperimin psiko-fizik. Kujto që hudhra dhe qepa janë antibiotikët natyralë, sepse kanë një efekt dezinfektues dhe pastrues.

Keni dhimbje fyti?

Vendosni për të zier në një tenxhere me ujë, xhinxher të freskët të grirë ose të prerë në feta, limon, një lugë gjelle mjaltë, të cilat do të ndihmojnë në shërimin e fytit dhe kollës.

Një trajtim efikas kundër sinozitit dhe dhimbjes së kokës na ndihmon receta më e vjetër, mjafton ujë i nxehtë dhe disa pika vaj esencial livande të cilat qetësojnë sistemin nervor; mente ose eukalipt që ka efekt balsamik ose portokall i kuq apo mandarinë bashkë me një gjethe rozmarinë të freskët dhe pak sodë buke.

Përgatiti: Orjona Tresa/ Burimi: http://www.donnamoderna.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top