Lifestyle

January 9, 2020 | 8:11

EGNATIA GROUP / Modeli juaj i banimit

Martesa është hapi i parë i kurorëzimit të një dashurie mes dy të rriturve, por bashkë me të kërkohet plotësimi i shumë nevojave për një bashkëjetesë të mirë. Çiftet e reja kërkojnë gjithnjë e më shumë komoditetin në një shoqëri të dominuar nga puna dhe bashkëjetesa e detyruar. Është e nevojshme që kushtet dhe shërbimet e gjithëfarëlloji të gjenden në një sistem dhe model banimi që i përshtatet qetësisë dhe, pse jo, argëtimit në orët e lira. Sidomos në qytetet e mëdha, ku ky sistem zëvendëson ekuilibrin e hapësirave private dhe profesionale njëkohësisht, konceptuar me shërbimet irracionale si: shkolla, supermarkete, transporti urban, palestra etj., të cilat ofrojnë mirëqenien, marrëdhënie të ngushtë dhe cilësore me mjedisin, si një alternativë e besueshme për të jetuar në komunitetin ku ke vendosur të kalosh jetën familjare.

egnatia

Kompleksi “Egnatia” është një model frymëzimi. Si një nga projektet më të rëndësishme, kompania me të njëjtin emër ka ndërtuar një lagje të zhvilluar banimi në zonën e ish-Uzinës së Autotraktorëve në Tiranë. Gjithçka i përket një vizioni të qartë projektimi dhe ndërtimi, konceptuar sipas standardeve moderne, me vende pushimi midis pallateve, hapësira shërbimi, supermarkete, zyra juridike etj. Pasioni për ndërtimin e një kompleksi banimi magjepsës ka bërë që mjaft çifte të reja të krijojnë strehëzën e tyre aty.

Peizazhi i krijuar me përkushtim dhe dizajn bashkëkohor, udhëheq një jetesë të shëndetshme. Modelimi i strukturave të banimit, arkitektura e përshtatur sipas kushteve e standardeve të tregut të ndërtimit, ka krijuar një kompleks të veçantë, me të gjitha karakteristikat e shërbimet. Kultura homogjene, lokalet, parqet, vendparkimet, vendpushimet etj., i kanë dhënë formë kësaj qendre banimi. Kompleksi i ndërtuar nga “Egnatia Ndërtim” ka krijuar një identitet dhe peizazh të ri në zonën e Ish-Uzinës së Autotraktorëve, farë pranë televizionit “News 24”, në Shkozë.

“Egnatia Group” është firmë e re në tregun e ndërtimit, pjesë e Hysenbelliu Group. Ajo rrjedh nga kompania “Erjoni” sh.p.k, e cila ka vite përvojë në fushën e ndërtimit. Ideja e zhvillimit të kësaj zone me ndërtime të reja dhe me vende rekreacioni midis pallateve u ngrit nga Presidenti i kompanisë, Z. Irfan Hysenbelliu. “Egnatia Group” ka si qëllim të zhvillojë zonën e ish-uzinës së autotraktorëve. Qëllimi i saj është të ndërtojë me cilësi e korrektësi, duke u ofruar klientëve të saj apartamente komode dhe shtëpi të ndërtuara në kohë. “Egnatia” ofron më të mirën në treg sipas standardeve të BE-së.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top