Dashuria e parë nuk harrohet kurrë? Në të vërtetë, dashuria e parë është një përvojë unike, aq e fuqishme sa mbetet e skalitur në kujtesën tonë për jetë. Kjo është demonstruar ndër vite nga studime të ndryshme që kanë matur efektet dashurisë në tru.
Një studim i botuar në Journal of Comparative Neurology, përdori një rezonancë magnetike për të zbuluar tek të dashuruarit lëshimin e dozave të mëdha të dopaminës dhe oksitocinës (të quajtur edhe “hormoni i dashurisë”), substanca përgjegjëse për ngarkesën e fortë të energjisë dhe dashurisë.
Por kulme shumë të ngjashme hormonale ndodhin edhe kur historia e dashurisë përfundon, duke u ngulitur në mënyrë të pashlyeshme në kujtesë.
Sipas një studimi të vitit 2017 në Journal of Positive Psychology u tha se duhen mesatarisht tre muaj për t’u rikuperuar nga thyerja e zemrës por shumë më gjatë për ta harruar atë.
Por kur bëhet fjalë për dashurinë e parë, ajo bëhet e paharrueshme sepse është e lidhur ngushtë me nostalgjinë për adoleshencën, periudhë në të cilën shumica e njerëzve përjetojnë historinë e tyre të parë të dashurisë.
Burimi /rtsh.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.