FB

June 26, 2021 | 8:08

A është normale që fëmija im nuk dëshiron të ndajë asnjë lodër me bashkëmoshatarët?

Refuzimi i fëmijës për të ndarë gjërat e tij me të tjerët është një sjellje normale dhe duhet të konsiderohet si e tillë. Fëmija do të arrijë të kuptojë konceptin e ndarjes së sendeve dhe ndjenjën e empatisë rreth moshës 3-vjeçare.

Shumica e fëmijëve deri në vitin e 4 të jetës vendosin nevojat e tyre para dhe mërziten kur dikush merr sendet që ata duan.

Megjithatë, ju si prindër mund të përpiqeni të mësoni fëmijët të ndajnë gjërat me të tjerët përmes këtyre mënyrave:

  1. Kthejeni në një formë argëtuese. Zhvilloni lojëra si formimi i puzzle që fëmijët të duhet të ndajnë lodra bashkë për të realizuar punën finale.
  2. Mos e ndëshkoni fëmijën nëse nuk dëshiron t’i ndajë lodrat. Kjo do t’ia vështirësojë mësimin e kësaj aftësie.
  3. Sigurojini se ndarja e lodrave, s’do të thotë se fëmija tjetër do i përvetësojë.
  4. Jepni shembullin tuaj të mirë.

 

 

 

Burimi / https://humanum.al/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top