FB

December 10, 2021 | 8:50

A është uji i gazuar i keq për fëmijët?

Uji i gazuar ka një aromë pikante dhe shpesh preferohet sepse stimulon tretjen dhe është më tërheqës sesa ai natyral. Por a është e drejtë t’u jepet fëmijëve? Ndoshta mund të jetë një kompromis i mirë për fëmijët që nuk e pëlqejnë ujin natyral dhe prindërit që janë kundër pijeve me gaz.

Përsa i përket foshnjave, ato nuk duhet ta pinë atë pasi nuk duhet të pinë asnjë lloj uji para moshës 6 muajsh, pasi uji është tashmë i pranishëm në qumështin e gjirit ose në formulën e foshnjave dhe nëse do konsumonin edhe ujë stomaku do të tejmbushej.

Deri në moshën 4 vjeç është gjithashtu mirë të shmanget sepse rrezikojnë dhimbje barku, pasi disa lloje të ujërave të gazuar mund të përmbajnë shumë natrium dhe minerale të tjera që veshkat e fëmijës mund ta kenë të vështirë t’i menaxhojnë.

Po për më të moshuarit? Ata ndoshta do të tërhiqen nga uji me gaz, sigurisht më pak “i mërzitshëm” se uji natyral, ndaj është e mundur t’ua ofroni atë, duke zgjedhur ujin e gazuar natyral, më mirë se ujin mineral me shtimin e dioksidit të karbonit.

Në çdo rast, është gjithmonë më mirë të pini ujë të gazuar pa kalori sesa pije me sheqer dhe lëngje frutash. Një shembull i mirë në shtëpi mund të bëjë gjithashtu një ndryshim.

 

 

Burimi / https://www.donnad.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top