FB

October 31, 2022 | 8:45

A i redukton alkooli dhimbjet e periodave?

Me siguri keni dëgjuar se pak alkool gjatë periodave redukton dhimbjet e barkut, por si është e vërteta?

Të pini alkool pak ditë para periodave s’është dhe aq ide e mirë.Konsumimi i alkoolit mund të theksojë më shumë simptomat e sindromës pre-menstruale. Kjo fjali është e vërtetë për të paktën një nga pesë gra europiane. Studiuesit analizuan 19 kërkime të mëparshme, në total 47,000 pjesëmarrës nga tetë shtete dhe dolën në përfundimin se alkooli shoqërohet me një rrezik të moderuar të theksimit të simptomave pre-menstruale.

Gratë që pinin alkool kishin 45% më shumë mundësi të përjetonin dhimbje gjoksi, luhatje humori, lodhje dhe neps para se t’u vinin periodat në krahasim me gratë që nuk konsumonin fare alkool. Përqindja arrinte 79% kur bëhej fjalë për gra që pinin alkool rëndshëm. 11% e sindromave pre-menstruale në botë dhe 21% në Europë shkaktohen nga alkooli. Për sa i përket arsyes pas kësaj lidhjeje shkak-pasojë, studiuesit spekulojnë se alkooli mund të rrisë nivelet e hormoneve të seksit dhe gonadotropinave, të cilat si rrjedhim ndikojnë në nivelin e serotoninës. Në studim u morën parasysh dhe variabla të tjerë si stili i jetesës, dieta, duhanpirja dhe nivelet e stresit. Sidoqoftë, nevojiten studime të mëtejshme për të vërtetuar me siguri lidhjen mes sindromës pre-menstruale dhe alkoolit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top