Në fokus

November 3, 2016 | 10:56

A jemi të varur nga teknologjitë e reja?

Në dekadat e fundit, përdorimi i teknologjive të reja është rritur në mënyrë eksponenciale. Televizioni ka qenë i pari që ka ardhur në jetën tonë, edhe pse ne mezi mendojmë rreth tij, kur ne flasim për teknologjitë e reja.

Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit (TIK) kanë kontribuar në zhvillimin e shoqërisë së informacionit, e cila është ajo që ne jetojmë.

Me rritjen e përdorimit të teknologjive të reja kanë dalë zëra që sugjerojnë abuzimin e mundshëm apo varësinë ndaj tyre, sidomos nga grupe të caktuara të popullsisë.

Një nga këta grupe janë të rinjtë dhe adoleshentët, të cilët gjithnjë zotërojnë teknologji, të tilla si telefonat apo kompjuterat.

Por a mund të flasim vërtetë për varësi ndaj teknologjive të reja?

Studimet aktualisht ofrojnë rezultate kontradiktore. Së pari, është e rëndësishme të theksohet se nuk ka asnjë diagnozë të lidhur me çrregullime të varësisë nga teknologjitë e reja në përgjithësi.

Çfarë mund konsiderojmë varësi?

Studimet e deritanishme nuk pajtohen në lidhje me atë që do të thotë varësisi ndaj teknologjive të reja. Disa autorë marrin si referencë:

  • sasinë e kohës që kalojmë në (celular, kompjuter, lojra elektronike, etj). Megjithatë, autorë të tjerë preferojnë të marrin në konsideratë aspektet e mëposhtme:

-Humbja e kontrollit.

-Varësi: nevojë urgjente për aktivitetin e lidhur me teknologjinë në fjalë.

-ndërhyrje serioze në jetën e përditshme të personit.

Sot, teknologjitë, për shumicën prej nesh, janë një mjet që na lejon të arrijmë qëllime të caktuara: për shembull, argëtim, punë, shoqërizim, etj.

Megjithatë, rrezik i lartë i varësisë ndaj teknologjisë është kur personi humb kontrollin ndaj një mediumi dhe ndërhyn me jetën e përditshme të tij.

Lidhur me këtë të fundit, jeta e përditshme e personit preket në nivele të ndryshme, duke filluar me një kufizim të interesave. Personi do të fillojë të reduktojë marrëdhëniet shoqërore.

Kush është më në rrezik të varësisë?

Studime të ndryshme tregojnë se disa variabla psikologjike mund të ndikojnë, që një person të ketë predispozicion më të madh apo dobësi për të qenë i varur  nga teknologjitë e reja.

Disa prej këtyre janë :njerëzit impulsivë, njerëzit me vetë-respekt të ulët, humor të ulët, strategji joadekuate përballuese (për problemet), mungesa e dashurisë, ose marrëdhënie jo të mira sociale.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top