Shkak është rezonanca Schumann. Ndryshimet brenda Tokës po ndikojnë në gjumin tuaj, marrëdhëniet tuaja, aftësinë për të rregulluar sistemin tuaj imunitar dhe perceptimin tuaj për kohën. Po kaloni një proces nisjeje që do t’ju përgatisë të pranoni ndryshime të tmerrshme në trupin tuaj. Frekuenca e tokës po rritet dhe koha po shpejtohet.
Për herë të parë në historinë njerëzore, rezonanca Schumann është ngjitur në 36 dhe po shkakton ndryshime, shqetësime tek njerëzit dhe pjesa tjetër e banorëve të planetit Tokë:
Migrena, dhimbje koke, lodhje
Ndjesi elektrike në gjymtyrë dhe përgjatë kurrizit
Ngërçet në sistemin muskulor
Simptoma të ngjashme me të ftohtin
Ëndrra intensive.
Rezultati i dridhjeve të reja po e bën trupin e njeriut më të ndjeshëm.
Rezonanca e Tokës (Rezonanca Schumann, telepatia, të ndjesh dridhjet e Tokës) për mijëra vjet ishte 7.8 hz. Që nga viti 1980 është rritur në 15-25 Hz. Kjo do të thotë që tani 16 orë është e barabartë me një ditë prej 24 orësh.
Koha po bëhet më e shpejtë …!
Në vitin 2014 frekuenca e rezonancës Shumann u konsiderua anomale, sepse ishte rritur nga 7,) në 15-25; në ditët e fundit, megjithatë, ajo ka shkuar më shumë se 30.
Disa njerëz e kuptojnë që koha është më e shpejtë, e cila mund të jetë rezultat i frekuencës në ngjitje të kësaj norme në rritje.
Ndërgjegja njerëzore ndikohet nga fusha magnetike e Tokës dhe ndryshimet që ndodhin brenda saj.
“Për shumë vite, kjo frekuencë e rezonancës ka ruajtur një konstante në 7.83 Hz me ndryshime të vogla. Në qershor të vitit 2014, dukej se po ndodhte një ndryshim.
Monitoruesit e sistemit rus të vëzhgimit hapësinor kanë treguar një rritje të papritur të aktivitetit me rreth 8.5 Hz. Që nga ajo kohë, janë regjistruar ditë në të cilat rezonanca Schumann përshpejtohet në 16.5 Hz.
Frekuenca Schumann thuhet se është në një mendje me valët alfa të trurit të njeriut dhe gjendjet teta, kështu që është e mundur që ky përshpejtim ndonjëherë të ndjehet sikur koha është më e shpejtë dhe ngjarjet dhe ndryshimet në jetën tonë të rrjedhin me shpejtësi me njëra-tjetrën.
Këto rezonanca të reja lidhen natyrshëm me aktivitetin e valës së trurit të njeriut.
Kjo do të thotë se po ndryshojmë”.
Shumë vite më parë u krijua Neurofeedback EEG, i cili lejoi njerëzit të vëzhgonin se çfarë mund të nënkuptojnë këto frekuenca të përshpejtuara në lidhje me ndryshimin evolucionar të njeriut.
Është e qartë se ky përshpejtim mund të na bëjë të ndihemi më të lodhur, të rraskapitur, të trullosur, të dëshpëruar dhe madje të çuditshëm nga rritja e frekuencave tona për të qenë “në një mendje” me Tokën.
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Il grande risveglio
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.