FB

March 2, 2022 | 8:10

A jeni një person udhëheqës?

Ekziston një histori e gjatë e shqyrtimit të marrëdhënies së personalitetit me lidershipin. Në fillim të gjysmës së shekullit të 20-të, kishte një interes të madh për të studiuar tiparet e personalitetit që lidhen me udhëheqjen efektive. Megjithatë, në vitet 1960 ky kërkim u braktis në masë të madhe.

pexels-photo-288477-810x608

Një meta-analizë e vitit 2002 shqyrtoi dhjetëra studime dhe përcaktoi se kishte marrëdhënie pozitive midis lidershipit dhe ekstraversionit dhe një marrëdhënie negative midis neuroticizmit dhe lidershipit. U zbulua se lidhja nuk qëndronte nëse individi kishte aftësi të mira komunikuese apo jo, por tek mënyra dhe takti i komunikimit. Në përgjithësi individët e ndërgjegjshëm priren të jenë punonjës të mirë, sepse ata janë sistematikë dhe të kujdesshëm në punën e tyre. Ata i kushtojnë shumë vëmendje detajeve dhe ndiejnë detyrimin për t’i kryer gjërat. Nga ana negative, të qenit tepër të ndërgjegjshëm mund t’i bëjë udhëheqësit të shpenzojnë shumë kohë duke analizuar gjë që mund t’i paralizojë ata në mosveprim.

business-3167295_1280-e1568064028915

Një gjë që duhet mbajtur parasysh është se marrëdhëniet midis personalitetit dhe lidershipit janë komplekse dhe personaliteti nuk është fati. Më e rëndësishmja, lidershipi efektiv përfshin përvetësimin e aftësive komplekse në komunikim, menaxhim të marrëdhënieve dhe vendimmarrje. Ndërsa tiparet e personalitetit mund t’i japin dikujt një avantazh të vogël (mendoni që ekstrovertët të jenë komunikues më të mirë sepse kalojnë shumë kohë duke ndërvepruar me të tjerët). 

 

Përgatiti K.I / Burimi psychologytoday.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top