A keni menduar ndonjëherë pse bëhet pema e Krishtlindjeve? Ç’përfaqësim ka kjo me lindjen e foshnjës Jezus? Cili është kuptimi i vërtetë?
Krishtlindja është një nga festat më të shumëpritura nga shumë njerëz, sepse atë ditë familjet mblidhen për të festuar së bashku mes të qeshurave dhe argëtimeve të ndryshme. Dy nga gjërat që janë gjithmonë të pranishme për Krishtlindje janë skena e lindjes dhe pema e Krishtlindjeve. Duke marrë parasysh kuptimin e skenës së lindjes, e cila paraqet lindjen e fëmijës Jezus, a keni menduar ndonjëherë se çfarë përfaqëson pema e Krishtlindjeve? Cili është kuptimi i saj i vërtetë? Më poshtë ne zbulojmë këtë “mister”.
Kuptimi i vërtetë i pemës së Krishtlindjes
Në kohët e lashta, gjermanët ishin të bindur se Toka dhe Yjet vareshin nga një pemë gjigande, Idrasil Divino ose Pema e Universit, rrënjët e të cilës ishin në ferr dhe maja e saj, në qiell. Për të festuar solsticin dimëror, i cili ndodh në këtë moment në hemisferën veriore, ata zbukuruan një lis me pishtarë (që përfaqësonin yjet) dhe kërcenin rreth tij.
Rreth vitit 740, Shën Bonifaciu, ungjillëzuesi i Gjermanisë dhe Anglisë, rrëzoi lisin që përfaqësonte Perëndinë Odin dhe e zëvendësoi atë me një pishë, simbol i dashurisë së përjetshme të Perëndisë. Kjo pemë ishte zbukuruar me mollë (të cilat për të krishterët përfaqësojnë tundimin) dhe qirinj (që simbolizojnë dritën e botës dhe hirin hyjnor). Duke qenë një specie shumëvjeçare, pisha është simboli i jetës së përjetshme. Për më tepër, forma e saj trekëndore përfaqëson Trininë e Shenjtë. Në Mesjetë ky zakon u përhap gati në të gjithë botën dhe u eksportua edhe në Amerikë.
Pema e parë e Krishtlindjeve, e zbukuruar ashtu siç e njohim sot, u pa në Gjermani në vitin 1605 dhe u përdor për të ngrohur festën në një klimë të ftohtë. Që nga ai moment filloi shpërndarja e saj: në Spanjë ajo arriti në 1870, në Finlandë në 1800 dhe në kështjellën e Windsor, në Angli, u pa për herë të parë më 1841, e bërë nga dora e Princi Albert, burri i Mbretëreshës Victoria.
Pema e Krishtlindjeve: Çfarë do të thotë çdo zbukurim?
Gjithçka ka ndryshuar gjatë viteve dhe ato mollë dhe qirinj të përdorur si zbukurim në antikitet tani janë zëvendësuar nga sfera dekoruese, dhurata dhe drita me ngjyra. Ja kuptimi i çdo zbukurimi:
– “Topat”. Ata përfaqësojnë dhuratat që Perëndia ua jep njerëzve. Ngjyra e kaltër simbolizon pendimin, e kuqja kërkesat që duam t’i bëjmë Perëndisë dhe argjendi, faljen e Perëndisë.
– Ylli. Normalisht duhet të vendoset në majë të pemës. Ai përfaqëson besimin që udhëzon jetën tonë, ashtu siç përfaqësonte udhërrëfimin për Tre Mbretërit drejt fëmijës Jezus.
–Pakot e dhuratave. Ato përfaqësojnë bashkimin familjar dhe praninë e të dashurve tanë rreth të gjitha këtyre dhuratave.
–Engjëjt. Ata janë lajmëtarë mes nesh dhe qiellit dhe kanë për detyrë të na mbrojnë, kështu që ata nuk mund të mungojnë në pemë.
– Dritat. Nuk ka rëndësi ngjyra ose nëse i ndizni dhe fikni. Ato kanë kuptim dhe është të ndriçojnë udhëtimin tonë në besim.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.