FB

January 26, 2024 | 7:25

A mund të kesh frikë nga mobiljet?

Quhet epiplafobia dhe është një fobi shumë e rrallë: personat që vuajnë prej saj ndjejnë frikë nga një lloj mobiljesh, si ato antike apo shumë të gjata në supermarket.

Ndër fobitë e çuditshme, ekziston një shumë e rrallë: frika nga mobiljet. Ajo quhet epiplaphobia, nga greqishtja epipla, mobilje dhe fobi, frikë: është terrori irracional i mobiljeve, një çrregullim psikologjik shumë i rrallë që mund të ketë të bëjë vetëm me një lloj specifik mobiljesh, për shembull antike.

frik

Meqenëse kjo është një fobi jashtëzakonisht e pazakontë, nuk ka shumë prova shkencore për të. Megjithatë, duket se pjesa më e madhe e njerëzve që vuajnë prej saj nuk mund të përballojnë pamjen e mobiljeve të gjata, me simptoma të vuajtjes fizike dhe emocionale.Për këtë arsye, disa psikologë dhe psikiatër priren ta lidhin epiplafobinë me akrofobinë, pra frikën nga lartësitë, që zakonisht përfshin një paaftësi të përgjithshme për të drejtuar shikimin lart. Në raste të rënda, njerëzit mund të mos jenë në gjendje të hyjnë në një supermarket, ku do të detyrohen të ecin midis rreshtave të rafteve të larta. Nuk dihen arsye specifike që çojnë në terrorin e mobiljeve.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top