Mirëqenie

October 17, 2017 | 10:18

A mund të ndikojë kafeja jeshile në humbjen e peshës?

Kafeja jeshile është një term që i referohet kokrrave të kafesë që janë të papjekura. Studiesit tregojnë që kafeja jeshile ose ekstrakti i saj mund të ofrojë një sërë përfitimesh për shëndetin dhe shpesh komentohet si një ndikues i madh në humbjen e peshës.

Anila Kalleshi Dietologe

Anila Kalleshi
Dietologe

Kafeja jeshile përmban acid klorogjenik, një substancë antioksiduese që thyhet kur kokrrat e kafesë janë pjekur. Disa studies sugjerojnë që acidi klorogjenik mund të jetë përgjegjës për përfitimet shëndetesore që marrim kur konsumojmë kafeja jeshile.
Meqë aroma e kafesë dhe shija zhvillohet gjatë procesit të pjekjes, kokrrat e kafesë jeshile kanë më pak aromë dhe pak shije të hidhur.

Përdorimet e kafesë jeshile:

Në mjekësinë alternative, kafeja jeshile rekomandohet për një sërë problemesh shëndetsore:

-Diabet
-Sëmundje zemre
-Presion i lartë i gjakut
-Sindroma metabolike
-Obezitet
-Sëmundja e Parkinsonit

Siç u tha kafeja jeshile ndikon në humbjen e peshës, reduktimin e inflamacionit dhe parandalon plakjen e parakohshme. Megjithëse studime në efektet shëndetësore të kafesë jeshile janë të limituara, janë disa prova që tregojnë pikërisht ndikimin e saj. Më poshtë do të gjeni të listuara përfitimet:

1) Humbja e peshës

Ekstrakti i kafesë jeshile mund të ketë ndikim tek ata që po përpiqen të humbin peshë sipas studimit të publikuar në “Gastroenterology Research and Practice”. Për artikullin, studiuesit u fokusuan në testimin e ekstraktit të kafesë jeshile si suplement në humbjen e peshës.
Duke parë të dhënat nga 3 trialet klinikale që plotësonin kriteret, studiuesit arritën në përfundimin se ekstraktet e kafesë jeshila ishin më efektive si placeboja për të ulur peshën. Por theksohet që duhen akoma dhe më shumë studime që ekstrakti i kafesë jeshile të rekomandohet për humbje peshe. Në një studim të testuar te kafshët (duke përfshirë një studim të 2006 nga “Complementary and Alternative Medicine”, shkencëtarët kanë demostruar që ekstrakti i kafesë jeshile mund t’ju ndihmojë për të luftuar yndyrën etj.

2) Presion i gjakut

Kafeja jeshile mund të ketë benefite në lidhje me presionin e gjakut, sipas një studimi nga “Hypertension Research”. Për studimin, 117 meshkuj me presion të lartë gjaku morën placebo ose ekstrakt kafeje jeshile çdo ditë për 28 ditë. Në fund të studimit, ata që konsumuan kafe jeshile treguan një ulje të presionit të gjakut krahasuar me grupin e placebos.

3) Sëmundja e Alzheimer 

Studimet e kryera te kafshët tregojnë që ekstrakti i kafesë jeshile mund të luajë një rol të rëndësishëm në trajtimin e sëmundjes Alzheimer. Në një studim të bërë në 2012 nga “Nutritional Neuroscience”, testet që u zhvilluan te minjtë treguan që ekstrakti i kafes jeshile të dekafinuar mund të ndihmojë në metabolizmin e dëmtuar të energjisë në tru (një nga faktorët e riskut të sëmundjes.

Kujdes!

Janë disa shqetësime që konsumimi i rregullt për një kohë të gjatë i kafesë jeshile mund të rrisë nivelet e homocisteinës (një aminoacid është i lidhur me sëmundjet e zemrës kur ndodhet në nivele të çrregullta). Kafeja jeshile mund të ndërhyjë në kontrollin e sheqerit në gjak. Për shkak të shqetësimeve shëndetsore, është e rëndësishme të kërkohet ndihmë mjekësore përpara se të konsumohet kafe jeshile. Gjithashtu duhet të theksohet që pak dihet për përdorimin për një kohë të gjatë e suplementevë që përmbajnë ekstrakt të kafesë jeshile. Duhet të dini që suplementët nuk janë testuar për siguri dhe suplemente dietike. Në disa raste, produkti mund të dërgojë doza që ndryshojnë nga sasi të përcaktuara të secilës barnë mjekësore. Në raste të tjera, produkti mund të ndotet nga substanca të tjera si metalet. 

Ku mund ta gjeni?

Kafeja jeshile mund të gjehet në dyqane me produkte natyrale dhe në disa vende të tjera. Mund ta gjeni dhe online. Mund ta gjeni si suplement online dhe në shumë dyqane të specializuara në suplemente dietike.

Të përdorni kafenë jeshile në lidhje me shëndetin

Në sajë të kërkimeve të limituara, është shumë herët për të rekomanduar kafenë jeshile për ndonjë gjendje mjekësore. Nëse po e konsideroni përdorimin e kafesë jeshile për të trajtuar një gjendje kronike, sigurohuni që fillimisht të konsultoheni me një mjek. Eshtë e rëndësishme që vetëtrajtimi i një gjendjeje kronike me kafe jeshile, duke shmangur procedurën standarte, mund te ketë pasoja serioze.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top